Aksident i rëndë në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër në zonën e njohur si Mëhalla e Çakanjëve. Burime zyrtare nga policia deklaruan se si rrjedhojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë Besnik Rama 45 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kome. Krahas tij me plage të shumta në trup ka mbetur edhe 18 vjeçari Zenel Kodra, i cili drejtonte një motor.
Mësohet se dy të dëmtuarit u përplasën me njëri tjetrin, gjatë kohës që njëri udhëtonte me biçikletë dhe tjetri me motor.