Aksident me pasojë vdekje në aksin Kukës-Kalimash

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi paraditen e sotme, në aksin e vjetër të rrugës Kukës-Kalimash. Një autoveturë e tipit benz 190 me targa të Kukësit, doli nga rruga duke rënë disa metra poshtë rrugës, për pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës një vjeç e gjysmë Emiliano Dema. Në automjet ndodheshin edhe dy prindërit e viktimës Asllan Dema 35 vjeç dhe Hirushe Dema 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin e Kukësit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë specialistët e policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se automjeti doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të tij nga drejtuesi i mjetit 35 vjeçari Asllan Dema. Mjekët e spitalit të Kukësit bëjnë me dije se çifti Dema ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Comments are closed.