Aksident në aksin Milot-Laç, plagosen rëndë 3 persona

Tre persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç. Një automjet me të cilin udhëton tre personat, ka dalë nga rruga dhe për pasojë të tre pasagjerët janë plagosur rëndë. Menjëherë të plagosurit, identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.