Aksident, plagoset djali i Ruçit

Aksidentohet nga një automjet Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave në Tiranë mbrëmjen e së enjtes dhe sipas Policisë së kryeqytetit, 28-vjeçari Ruçi ka pësuar disa plagë të lehta. Ledio Ruçi ka qenë duke lëvizur me një motor tip “Piagio”, sipas Panoramës, me targë greke BZI 756 kur është goditur nga një automjet tip “Mitsubishi”, me targë AA 958 AE, që drejtohej nga shtetasi Arben Bodlli.