Aksident rrugor në Memaliaj, një i vdekur një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj, ku një i ri ka gjetur vdekjen e një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ardhur si pasojë e përplasjes së makinës tip Citroen me targa AA 563 BB me trekëndëshin ndarës të rrugës e për rrjedhojë ka dalë prej saj. Si rezultat devijimi nga aksi rrugor ka qenë aq i fortë sa që ka humbur jetën 25 vjeçari Xhino Goxha dhe ka ngelur i plagosur rëndë pasagjeri tjetër në makinë Blans Seferi. Burime policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurit në spital, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Comments are closed.