Aksident rrugor tek “Zogu i Zi”, vdes kalimtari

Një person ka mbetur i vdekur pasditen e sotme, si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti automobilistik, të ndodhur në kryeqytet në afërsi të rrethrrotullimit tek “Zogu i Zi”. Personi i cili ka humbur jetën gjatë këtij aksidenti, është një kalimtar, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Sipas të dhënave paraprake të bluve të kryeqytetit, viktima është i seksit mashkull, ndërsa është zbardhur edhe identiteti i tij. Ai është shtetasi Petrit Sharka, 84 vjec, i cili mësohet se i ka prerë menjëherë rrugën një mjeti tip Ford me targa TR 9244 P.

Lexoni edhe: