Aksidenti tragjik, Haxhinasto telegram ngushëllimi homologut belg

Zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi homologut belg Didier Reynders, për aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekur 28 persona. “Keqardhje e thellë për aksidentin e rëndë tragjik të 13 marsit, ku mbetën 28 të vdekur. Në këtë moment të vështirë për vendin tuaj dëshiroj të shpreh ngushëllimet e perzemërta ju dhe familjarëve të viktimave” thuhet në telegram. Nga aksidenti tragjik i ndodhur ditën e martë në hyrjen e një tuneli në kantonin zviceran Valais, humbën jetën 28 persona, ku 22 prej tyre ishin fëmijë të cilët po ktheheshin nga një piknik. Gjithashtu si pasojë e këtij aksidenti tragjik , mbetën të plagosur edhe 24 fëmijë të tjerë, disa prej të cilëve janë ende në gjendje kritike.

Comments are closed.