Aktiviteti fizik dhe puna, reduktojnë sëmundjet e zemrës

Aktiviteti fizik i përditshëm ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që personat që qëndrojnë përpara televizorit ose nuk kryejnë aktivitete fizike janë në rrezik. Si për personat që qëndrojnë ulur në zyrë nga ora 09.00 deri në 18.00, dhe ngrihen nga tavolina e punës vetëm për të pirë një cigare, ashtu edhe për ata që punojnë gjatë ditës pa u ulur aspak, aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në lidhje me sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi ndërkombëtar, qartësohet se aktiviteti fizik redukton sëmundjet e zemrës.  Kjo studio ka përfshirë në studimin e saj afërsisht rreth 30 mijë persona nga 52 vende në mbarë botën. Kërkuesit nga Kanadaja, Pakistani, Zvicra, SHBA, kanë vërtetuar se aktiviteti fizik në punë dhe në kohën e lirë për ata persona që kishin kaluar një infarkt në zemër ka ndikuar për mirë. Për disa nga personat e tjerë, ky lloj aktiviteti është efikas për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundja e infarktit në zemër. Reduktimi është 13% në lidhje me aktivitetin e lehtë ku përfshihen (yoga, peshku dhe shëtitjet e shkurtra) dhe 24 % për aktivitetin më intensiv. Ndër të tjera, probabiliteti për të pasur një atak kardiak është më i ulët për personat që janë në lëvizje.  Një tjetër risi që shfaqet nga ky studim, ka të bëjë me faktin se edhe puna mund të shërbejë për reduktimin e kësaj sëmundje, pavarësisht nëse është punë e lehtë apo e rëndë.

Comments are closed.