AKU asgjëson 400 kg ushqime të skaduara

Ushqime të skaduara, dyqanet mallra të pakontrolluara

Inspektime në 113 operatorë të biznesit ushqimor në 12 qarqet e vendit. Problemet që janë evidentuar, sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Masat që do merren ndaj spekulantëve të ligjit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë inspektime jo vetëm në operatorët e biznesit ushqimor, por dhe në supermarkete, dyqane ushqimore, që frekuentohen gjerësisht nga konsumatorët. Gjatë kontrolleve janë bllokuar dhe asgjësuar rreth 400 kg produkte ushqimore, të cilat ishin të skaduara apo nuk kishin etiketa në shqip, si dhe ju është vendosur gjobë dy operatorëve të biznesit. Lidhur me këto fakte, gjatë një konferencë për shtyp, Ariela Struga, drejtoresha e inspektimit pranë AKU-s, paraqiti të dhënat e fushatës së fundit të inspektimit, e cila është përqendruar kryesisht në supermarketet dhe marketet ushqimore, duke marrë shkas nga ankesat e konsumatorëve. “Puna e inspektorëve të AKU-së është zhvilluar në 113 operatorë të biznesit ushqimorë në të12 qarqet e Shqipërisë përkatësisht: Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Lezhë, Dibër, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Fier, Korçë e Berat”,- kështu deklaron Ariela Struga.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar problematika të ndryshme, si më poshtë:

  • Mungesë e pjesshme e dokumentacionit shoqërues të produkteve ushqimore (fletë analiza, certifikata origjine);
  • Produkte ushqimore pa etiketimin në gjuhën shqipe;
  • Produkte ushqimore të cilave u ka kaluar afati i përdorimit;
  • Mosruajtja e ambalazhit primar të produkteve ushqimore që tregtohen të hapura;
  • Mungesë e monitorimit të temperaturave në pajisjet frigoriferike;
  • Mangësi në sistemimin e produkteve ushqimore në magazinë si dhe ndarjen e tyre nga produktet industriale;
  • Mungesa e një plani masash për mbrojtjen nga brejtësit dhe insektet.

“Ajo që ne kemi konstatuar me kënaqësi është se puna konstante e AKU-së, ka bërë që operatori i biznesit ushqimor të jetë më i ndërgjegjshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën e sigurisë ushqimore, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kjo nuk do të thotë se kemi arritur perfeksionin, por që puna jonë do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vazhdim me të njëjtin intensitet, për një përmirësim të mëtejshëm të punës tonë”,- shton më tej gjatë fjalës së saj, Ariela Struga, drejtoresha e Inspektimit pranë AKU-së. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkon konsumatorëve që të shohin datën e skadencës për çdo produkt që blejnë dhe për çdo problem që ka të bëjë me sigurinë ushqimore, të paraqiten pranë këtij institucioni.

Kontrollet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë inspektime jo vetëm në operatorët e biznesit ushqimor, por dhe në supermakete, dyqane ushqimore, që frekuentohen gjerësisht nga konsumatorët. Gjatë kontrolleve janë bllokuar dhe asgjësuar rreth 400 kg produkte ushqimore, të cilat ishin të skaduara apo nuk kishin etiketa në shqip, si dhe iu është vendosur gjobë dy operatorëve të biznesit.

 

 

 

Comments are closed.