Akuzat ndaj ministrit Pollo, Balla dënohet nga gjykata

foto arkive

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor deputetin e PS-së Taulant Balla pas akuzave të tij në drejtim të Ministrit Pollo në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2011 për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.

Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist me 30.000 lekë gjobë si edhe të paguajë shpenzimet e 17 seancave gjyqësore të zhvilluara gjithsej.

Pas vendimit avokati i Ballës deklaroi se drejtësia shqiptare po vepron me 2 standarde ku deputetët e PS dënohen, ndërsa ata të mazhorancës jo.