Alarmi, ligji i ri në Gjermani për emigracionin rrezikon ‘zbrazjen’ e Ballkanit

0
74 lexime
Refugees arrive at the train station in Saalfeld, central Germany, Saturday, Sept. 5, 2015. Hundreds of refugees arrived in a train from Munich to be transported by busses to an accomodation centre. (AP Photo/Jens Meyer)

Vendet e Ballkanit janë në alarm prej ligjit të ri gjerman të emigracionit, që do t’u thithë atyre fuqinë punëtore dhe intelektualët. Agjensia turke e lajmeve Anadolu Agency në një artikull sot ka publikuar shqetësimet e ngritura nga disa vende.

Drejtoresha e Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Mirhunisa Zukiç në një prononcim për AA tha se me hyrjen në fuqi të ligjit për emigracion, BeH do të hyjë në një rrezik të madh. “Do të humbim një numër të madh të njerëzve tanë me profesione të shumta duke filluar nga inxhinieria. Në 5 vitet e fundit rreth 170 mijë persona u larguan nga BeH”, tha ajo.

Zukiç thotë se edhe ata të cilët janë kthyer në shtetet e tyre pas luftës në BeH (1992-1995), me këtë ligj të ri do të shkojnë përsëri në shtetet e BE-së, duke filluar nga Gjermania.

Sipas saj, njerëzit në BeH janë të dëshpëruar për shkak të strukturës komplekse politike dhe mos mbajtjes së premtimeve të dhëna. Zukiç tha se për parandalimin e emigracionit duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të dëgjohen problemet, e sidomos të të rinjve.

Një nga vendet e rajonit që po ballafaqohet me probleme të emigracionit në shtete të BE-së është Serbia. Sipas informacioneve të marra nga Instituti për Punë të Serbisë thuhet se njerëzit nga fusha e shëndetësisë përbëjnë grupin kryesor të cilët emigrojnë nga vendi ndërsa pas punonjësve të shëndetësisë vijnë shoferët e kamionëve. Miljana Pejiç nga një shoqatë rinore tha se nga Serbia sidomos mjekët dhe infermierët janë të gatshëm që të emigrojnë në Gjermani, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji këta persona do të largohen nga Serbia.

Edhe në Mal të Zi i cili është shteti më i vogël në Ballkan për nga numri i banorëve, emigrimi në Gjermani është çështje aktuale. Në një deklaratë nga Ambasada e Gjermanisë në Podgoricë thuhet se në vitin 2017, 876 persona kanë emigruar nga Mali i Zi në Gjermani. Kjo ambasadë njofton se në aplikimet për punë sidomos janë fushat si ndërtimtaria, gastronomia dhe kujdesi për të moshuar.

Një nga anëtarët e shoqatës së quajtur “Euromost” (Ura e Evropës) në Mal të Zi, Almer Mekiç thotë se gjatë 3 viteve të fundit rreth 7.000 persona kanë emigruar në shtetet e Evropës, duke bërë të ditur se shumica e emigrantëve janë me diploma universitare.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë për vitin 2017, 5.000 mijë shtetas kosovarë kanë emigruar në Gjermani.

Gjithashtu edhe Kroacia, e cila është anëtare e BE-së, është një nga vendet që po ballafaqohet vazhdimisht me emigrimin. Që nga viti 2013 kur është anëtarësuar në BE, rreth 300 mijë persona kanë emigruar në vendet e BE-së.

Autori i librit “Emigrimi i kroatëve në Gjermani: A po e humbim Kroacinë”, Tado Juriç tha se kroatët nuk emigrojnë për shkak të varfërisë, por për shkak të asaj se e ndjejnë veten “të panevojshëm” në vendin e tyre. Ai shtoi se kroatët janë shumë të kënaqur me kushtet e jetës në Gjermani.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of