Albana Osmani: Nuk kam qenë me fat!

0
391 lexime

Albana Osmani është një ndër prezantueset më të njohura për publikut, e veç aftësive të saj në modelim, ajo është mjaft e përfolur edhe për pamjen e jashtme. Por ndonëse një grua e bukur, e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’, Albana tregon se nuk ka pasur edhe aq fat në jetën personale, duke pranuar se vijon të jetë single.

Nuk e kuptoj pse është bërë problem kjo puna e burrit. Nuk kam burrë, thjesht nuk e kam gjetur nuk ma ka bërë zemra bam. Është shumë mirë të jesh single. Unë kam jetuar histori shumë të bukura. Jam shumë puritaniste në këtë temë. Nëse funksionon do e quaj veten me fat, nëse nuk funksionon do ta provoj përsëri. Nuk kam qenë me fat”, ka thënë Albana.

Me lirshmërinë që e karakterizon, ajo nuk e ka aspak kompleks të pranojë se ka pasur tre lidhje, ndërsa shton se shkon ende mirë me ta edhe pse çdo gjë ka mbaruar. “Kam ndarë ditë të bukura, kam ndarë gjithçka dhe shkoj mirë me ta. Ndonjë prej tyre edhe mund të jetë mërzitur nga vendimi, por më pas gjërat janë sqaruar”, ka treguar moderatorja.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of