Aleanca Kuq e Zi e vetme me 23 qershor

Lideri i AK deklaroi Kreshnik Spahiu deklaroi se forca që ai drejton, do të garojë e vetme në zgjedhje duke qenë në aleancë me popullin shqiptar dhe gjithë kuqezinjtë. Spahiu e argumentoi vendimin e AK për të mos u bërë pjesë e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste, për shkak të Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, të cilën e quajti parti greke.

Ai tha se ka patur kontakte te vazhdueshme me te gjithe spektrin opozitar , por duke pare prezencen e PBDNJ-së së Vangjel Dules ne koalicion me PS-ne, nuk mund te pranonte te bente koalicion parazgjedhor me kete parti.

Spahiu nuk përjashtoi mundësinë e një koalicion paszgjedhor, por shtoi se, kjo do të bëhet me kushte dhe standarde të reja, duke mos tradhtuar asnjëherë idealin kombëtar.