Aleanca Kuq e Zi, kundër Berishës: Ai nuk e do bashkimin Kosovë-Shqipëri

 “Berisha, që ka furnizuar me naftë Serbinë, duke thyer embargot ndërkombëtare tani del kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën”. Ky ka qenë dje, reagimi i Aleancës Kuq e Zi pas deklaratave të një ditë më parë të Kryeministrit Berisha, gjatë një intervistë televizive. “Ai foli dje dhe tregoi fytyrën e vërtetë të tij në lidhje më çështjen kombëtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikurse bëri vite me radhë, duke thyer embargon me Serbinë. Ai foli, po harroi se historia e ka lënë dhe do ta lërë akoma më shumë, pasi nuk do mundë të pengojë ëndrrën shekullore të shqiptarëve për bashkim në trojet e tyre”,- theksoi Aleanca Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi bëri me dije se në maj do të miratojë platformën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Aleanca Kuq e Zi do të shpalosë në maj në Kuvendin Mbarëkombëtar strategjinë e bashkimit të shqiptarëve, e cila, fillimisht, do të nisë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovë”,- thekson Aleanca Kuq e Zi.

Comments are closed.