Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Çfarë do të ndodhë në seritë e sotme të Ezelit

Ejshani shkon tek punishtja e Bades. Ejshani i tregon lidhjen e saj dhe historinë e Omerit nga fillimi. Ajo i tregon se çfarë i ka bërë Ezelit dhe i thotë se ai nuk e do më atë dhe i thotë, gjithashtu, se Ezeli, tashmë ka nevojë për të, pra për Baden.

&&&

Aliu mendonte se nëse Ezeli dorëzonte videon në polici, jeta e tij merrte fund. Shkon tek Azadi dhe i tregon gjithçka. I shpjegon asaj pse e shiti Omerin dhe pse zgjodhi gjithmonë të njëjtën gjë. Ai i thotë asaj se e do shumë. Azadi i jep Aliut CD. Ezeli ia kishte dërguar Aliut. Ai tha që vendimin për këtë ta marrë Aliu. Aliu merr CD dhe largohet me vrap. Tefiku bën një rrëmujë me dashje, në mënyrë që ta arrestojnë dhe e fusin në birucë pranë Ezelit. Ezeli mendon se Aliu do ta dorëzonte në polici CD për të treguar të vërtetën e vrasjes që nuk është bërë nga Omeri. Tefiku është dyshues për këtë. Aliu shkon në Zongulldak pranë së ëmës. Tefiku mendon se duhet të pranojnë ofertën e Ejshanit. Ezeli i thotë se ky do të jetë një vendim i gabuar.

&&&

Komisar Engini vazhdon hetimet për Ezelin. Ai thotë se këto vrasje që po ndodhin rreth e qark nuk janë rastësore, por këto i ka bërë Ezeli. Ezeli mundohet ta bindë Komisarin se ai po përdoret. I kërkon atij të mendojë pse u hap menjëherë kjo dosje e mbyllur dhe pse ka presion nga lart që t’i shkohet deri në fund kësaj pune. Engini dyshon, gjithashtu, për disa gjëra. Ramizi mendonte se Aliu nuk do të kthehej. Azadi nxehet nga vendimi kaq i shpejtë për të hequr Aliun qafe. Ramizi i jep detyrë Tefikut të gjejë Aliun dhe t’ia sjellë.

&&&

Xhengizi nuk ngre dot kokën nga punët që i ka dhënë Kenani. Ai nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh jashtë dhe për këtë fillon të ankohet. Ai debaton me Ejshanin dhe ajo ikën pranë Kenanit.

Azadi e di ku është Aliu. Shkon pranë tij. I kërkon të dorëzohet. Ajo nuk do që personi që dashuron të gabojë përsëri. Tefiku kishte ndjekur nga pas Azadin. Aliu i drejton armën Tefikut dhe arrin të arratiset. Badeja shkon tek shtëpia e prindërve të Ezelit. Shtëpia është rrëmujë, plaçkat janë të gjitha të kthyera përmbys. Badeja mëson nga komshinjtë së ishte hapur varri i Omerit. Shkon pranë tyre dhe mundohet t’i mbështesë. Melihaja nuk mund të përballojë me ato që po ndodhin. Ajo tani nuk arrin të kuptojë çfarë është e vërtetë dhe çfarë është ëndërr. Tefiku, me anë të njerëzve të Ramizit, i dërgon haber Ezelit. Ai i thotë se Aliu nuk do të dorëzohet dhe se arriti të arratiset.

&&&

Ezeli i kërkon komisar Enginit të flasin tek zyra e tij. Ai i kërkon atij që të rrijë vetëm. Engini i kërkon Ezelit që deponimin e tij ta bëjë me shkrim. Ezeli, në letër nuk shkruan çfarë kanë ndodhur, por çfarë do të ndodhin. I merr armën Enginit dhe arratiset. Aliu kapet nga Tefiku dhe njerëzit e Ramizit në momentin që vjen të marrë armët që kishte fshehur. Tefiku njofton Ezelin. Ezeli mbërrin aty dhe bisedon me Aliun. Ai i thotë se vendimi për dorëzimin e CD ishte i tij dhe se nuk do ta dorëzonin nëse ai nuk pranonte, por donte vetëm të dinte arsyen pse e bëri. Aliu i tregon atij për premtimin që i kishte bërë të atit shumë vite më parë dhe që e kishte mbajtur sekret. Ezeli, në deponimin e tij i kishte shkruar Enginit çfarë do të ndodhnin. I kishte shkruar se fajtori i vërtetë do të dorëzohej, por ata nuk donin këtë gjë. Ai i tha që ajo që kërkojnë ata nuk është të vënë drejtësi, por të ushtrojnë dhunë dhe i thotë se kur Ezeli të dalë i pafajshëm, eprorët e tij nuk do të kënaqen me këtë vendim. Ngjarjet rrjedhin ashtu siç e kishte shkruar Ezeli. Aliu pranon krimin dhe ia dorëzon CD policisë. Aliu dorëzohet në polici …

Kenani me Ejshanin bisedojnë shtruar me njëri-tjetrin. Kenani i tregon asaj se për të arritur tek Ramizi, kishte vrarë shumë njerëz dhe çfarë nuk kishte bërë. Ata i tregojnë njëri-tjetrit sa të këqij dhe sa të ngjashëm janë në të vërtetë të dy. Kenani dhe Ejshani puthen, ai është shumë i lumtur. Pas kaq vitesh, po përjeton një histori të vërtetë dashurie si ajo me Selmën. Ejshani ngrihet dhe hyn brenda dhe nga mikrofoni i fshehtë pyet Ezelin se a është gjithçka në rregull. Ezeli dhe Engini kishin regjistruar gjithçka. Tani vendimi është i Enginit.

Engini, të gjitha regjistrimet dhe faktet e tjera të mbledhura ia dërgon prokurorit. Prokurori, në panik e sipër, telefonon Enginin. Engini i thotë që rrjedha e hetimeve e nxori aty dhe se vendimi i fundit për vazhdimin ose jo të hetimeve i përket prokurorit. Ky i fundit frikësohet të merret me një njeri si Kenan Birkani dhe i djeg çdo gjë që kishte në këtë dosje duke mbyllur hetimet. Dosja mbyllet dhe askush nuk hyn në burg.

Ezeli kishte marrë vendimin që Ejshani do të ishte e infiltruara në krahun tjetër, por kjo gjë do të mbahej sekret nga Badeja.

Përgatiti: Kujtim Velçani

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin