Allegri: Berlusconi i kënaqur, por tashmë do të mendojmë për Catanian

Në takimin e parashikuar për ndeshjen madhështore të 3 marsit, në Barcelonë për rikthimin e sfidës së Champions, nuk do të jetë Nesta Seedorf dhe Van Bommel, ndoshta të rezervuar për sfidën e Camp Nou. Tekniku Massimiliano Allegri druhet nga gara e Massiminos, por njeh gjithashtu zhvillimet psikologjike. “Ata kanë sulm me tre elemente të rrezikshme, sepse janë të shpejtë. Skuadra është në gjendje të mira, ndërsa ne do të na duhet të luajmë me shpenzim energjish. Fizikisht ne jemi mirë dhe duhet të jemi, është një ndeshje tepër e rëndësishme për ne”, shprehet tekniku. Sipas tij rezultati i Barcelonës do të jetë në konseguencë me atë që do të ndodhë në Catania. “Është një javë e veçantë, por duhet të mendosh për çdo ndeshje. Nga Sicilia duhet të kthehemi në shtëpi me rezultat sepse është thelbësore drejt Champions: e dimë që ndeshja në Camp Nou do të jetë e fortë, ata janë skuadra më e fortë në botë, por ne jemi të shëndetshëm dhe duhet të kemi besim tek forcat tona”, vijon Allegri. Ai po ashtu komenton edhe për sportistët e tjerë. “Nesta ka nevojë për pushim, kishte kohë që nuk bënte pushime që prej vitit 1990. Edhe Seedorf ka nevojë të qetësohet dhe i kam lënë në shtëpi të punojnë. Për Van Bommel duhet të kuptojmë nëse do të jetë në gjendje për garën e Barcellonës. Pato? Po kthehet nga Amerika, të shohim si është e më pas do të vendosim”. Por jo vetëm, Allegri ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Silvio Berlusconin. “Berlusconit i jap dhe i kërkoj shpjegime dhe ai më shpjegon mendimet e tij ashtu sikurse bën gjithnjë. Kaq është gjithçka”. Ndërsa në fund shpreson që gjithçka të zgjidhet në lidhje me problemet në fushën e San Siros.

Comments are closed.