Allegri: Do të mundim Barcelonën e do të shkojmë në finale

Vetëm pak orë pasi shorti i Champions League vendosi Milanin përballë Barcelonës, trajneri Massimiliano Allegri, reagoi duke deklaruar se skuadra e tij do të fitojë e do të shkojë në finale. “Shorti na vendosi përballë skuadrën më të fortë në botë, por besoj se jemi përmirësuar nga hera e fundit që jemi përballur me ta në grupe dhe kemi shanse reale për t’u kualifikuar. Shpresojmë që deri atëherë të rikuperojmë disa të dëmtuar, por do të bëjmë më të mirën sido që të jetë. Nga disa muaj më parë, vetëvlerësimi ynë është rritur shumë dhe kjo mund të na ndihmojë”, shprehet ai. Ndërsa Gardiola shprehet se për të qenë kampionë, duhen mundur më të mirët. “Milani ka lojtarë të mrekullueshëm dhe është skuadra kryesore e kampionatit italian”, shprehet ai. Ndërkohë, në kampin e Realit, Bajernit dhe Chelsea, reagimet ishin të mbushura me respekt për rivalët që në letër janë të kalueshëm. Andoni Zubizarreta, drejtues i Barcelonës, është shprehur se Milanin e njohin mirë, sepse kanë luajtur në grupe. “Besojmë tek aftësitë tona, ndonëse është e qartë që nëse nuk arrijmë në finale, do të ulemi përballë televizorit e do të shohim të qetë finalen. Milani nuk ishte ekipi që dëshironim për rival, por është ai që na serviri shorti dhe kjo s’mund të ndryshojë”, shprehet Zubizzarreta për të shtuar se në përgatitjen e lojtarëve ndryshon ndonjë gjë, pasi të gjithë prisnin një rrugë të vështirë.

Comments are closed.