Allegri: Në ndeshjen e sotme, do të përmbysim disavantazhin 2-1

I sigurt në fitoren e radhës shprehet trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri. Në një prononcim ai thekson se Rossonerët sonte do të arrijnë ta përmbysin disvantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Juventusit. “Ne do të tentojmë ta përmbysim deficitin me qëllim për të arritur në finale edhe pse e dimë se do të jetë vështirë. Unë jam i qetë dhe i bindur se ne do të luajmë një ndeshje të mirë, pavarësisht mungesave të cilat do t’i kemi. Philippe Mexes do të kthehet pas suspendimit, derisa Clarence Seedorf është sërish i gatshëm. Do të duhet të vlerësoj gjendjen e Kevin Prince Boateng. Megjithatë, Robinho dhe Mark Van Bommel nuk do jetë aty”, thekson Allegri. Ndër të tjera ai ka shtuar se Boateng përfundimisht do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Romës, ndërkohë që thekson se skuadra dëshiron që Robinho të rikthehet për atë ndeshje, edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë.

 

 

Comments are closed.