Allegri: Roma? Shpresojmë se do fitojmë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka besim se skuadra e tij mund të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Romës, por ka pranuar se Giallorosët janë tepër të fortë. “Roma? Shpresoj se do të fitojmë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, ata kanë ndryshuar mënyrën e lojës dhe janë mbrojtur shumë mirë në ndeshjet e fundit. Ata mbajnë mirë posedimin në top dhe kur nuk kanë në posedim fitojnë topa. Ata gjithmonë janë të rrezikshëm në sulm dhe kthimi i Tottit paraqet rrezik shtesë. Ne duhet të luajmë ndeshje shumë të mirë, si nga aspekti teknik ashtu dhe nga aspekti i tensionit dhe shpejtësisë”, ka deklaruar Allegri.

Comments are closed.