Allegri: Unë, Ibra dhe skuadra dëshirojmë vetëm fitore

Trajneri i Milanit, dëshiron së bashku me skuadrën e tij fitoren e çdo ndeshjeje. Ai thekson se sukseset, ndonjëherë të çojnë në grindje. “Gara e Champions nuk duhet të lërë asnjë pasojë, jemi kualifikuar për. Nuk do të fitojmë me një sukses kundër Leçe, por nuk do ta humbim me një hap fals. Ibra dëshiron të fitojë. Njësoj si unë dhe e gjithë skuadra”, shprehet Massimiliano Allegri, i cili i jep kurajë skuadrës së tij për ndeshjen kundër Lecce. Hapi fals i Emirates nuk i ka dpenguar kampionët e Italisë të kualifikohen në çerekfinalen e Champions. Por, disfata e rëndë e ka shtyrë Zlatan Ibrahimovic, të hedhë kritika ndaj skuadrës. “Nuk mund të humbet kështu”, është shprehur ai.

Kupa dhe sqarimet

“Ibra dëshiron gjithnjë fitore, kërkon shumë nga vetja dhe nga gjithë të tjerët. Në dhomat e zhveshjeve ka gjithnjë shkëmbim idesh. Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë, sjellja është keqinterpretuar”, thekson Allegri. Sipas tij këta zëra mund të hamendësojnë, por në dhomat e zhveshjeve ka qetësi. “Unë kam qenë i pari që jam dëshpëruar për humbjen e Londrës. Të gjithë dëshirojmë të fitojmë, sukseset ndonjëherë të çojnë në konflikte. Gara e së martës, nuk duhet të lërë pasoja. Në fund e kemi arritur synimin tonë, jemi kualifikuar për në çerekfinale të Champions: kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Gjithsesi pjesa e parë e luajtur kundër Arsenalit duhet të jetë një leksion për ne, nuk duhet të përsërisim të njëjtën situatë”, nënvizon Allegri, duke arkivuar për momentin kapitullin evropian.

 

Comments are closed.