Alonso: Në mbrojtje edhe në Malajzi

Piloti spanjoll i Ferrarit, Fernando Alonso, premton se edhe në garën e kësaj fundjave në Malajzi, do të garojnë në mbrojtje.  “Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë, duke parë që F2012 është praktikisht identike me atë që kemi përdorur në Australi. Nuk mund të bëjmë asgjë tjetër më shumë, pasi kemi të njëjtën makinë, Gjithsesi, do të mundohem të jap maksimumin, duke e ditur se do të jetë një garë e vështirë”, është shprehur Alonso. Ai thekson gjithashtu se kjo është gara më e gjatë si kilometrazh, por mbi të gjitha më e vështirë nga këndvështrimi fizik. Përballimi i kësaj gare, sipas tij kërkon një angazhim serioz e maksimal. “Po përgatitem shumë për të qenë gati në fundjavë, kështu po vepron e gjithë skuadra, edhe për kolegët që po punojnë në Sepang, është një garë e vështirë në këto kushte”, shprehet spanjolli. Ferrari u rendit vetëm në vendin e pestë me Fernando Alonso në garën e parë të Botërorit 2012 të Formula 1, për Çmimin e Madh të Australisë.

Comments are closed.