Nuk ka qenë një kukull, as një lodër e as veshje.. Bukurosha Ameli ka marrë në ditëlindjen e saj të dytë një këngë nga dy prindërit artistë Alban Skënderaj e Miriam Cani. Është tërësisht një dedikim kushtuar dhuratës më të bukur të çiftit ! Në rrjetet sociale Miriami dhe Albani kanë ndarë këngën me të gjithë fansat, miqtë e familjarët e tyre

Gezuar Datelindjen zemra e mamit.
Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende.
“Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete.”
Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote.”

“Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaja.

Ketu mund te shikoni videon.