Ancelotti: Polemikat mes Milanit dhe Juves, të ekzagjeruara

Carlò Ancelotti çdo mëngjes zhvillon një mbledhje me stafin e tij ku tre gjuhët, anglisht, frëngjisht dhe italisht përzjehen mes tyre në këtë diskutim. Gjithashtu çdo mëngjes, Carlò takohet me Mamadou Sakho, kapitenin e tij, i cili i shtrëgon dorën dhe e pyet sesi po shkon. “Që kur ma kanë prezantuar i kam thënë duke qeshur se kapiteni i skuadrës duhet të përshendes trajnerin para stërvitjes dhe ai e ka marrë seriozisht këtë fjali. Ndërkohë që tashmë nuk kam kurajën t’i them se ishte shaka”, shprehet ai. Carlò është bërë pjesë e një aventure të re franceze, pas Tanzi, Agnelli, Berlusconi dhe Abramovich tashmë është radha e Qatar (djemë të rinj, ambiciozë dhe me shumë entuziazëm). Carlò ende nuk është ambientuar me Francën dhe në sezonin e ardhshëm do të kemi një mik më shumë në Champions League.

– Si është raporti juaj me pronarët arabë të klubit?

Presidenti Nasser adhuron kuzhinën italiane dhe që në momentin e parë kur ka lexuar në biografinë time që njëherë kam çuar Beckham tek Coçhi, në Parma, tashti dëshiron të vijë edhe ai. Kështu, para fillimit të pushimeve do të organizoj një transferim në Itali.

– Angazhimi i tij ka ngjallur polemika?

Në Francë është folur shumë. Është skandalizuar madje edhe peshkopi i Padovës, Monsignor Mattiazzo, por unë këtu nuk fitoj asnjë euro më tepër sesa fitoja në Chelsea.

-Në muajin janar keni dështuar me marrjen e Pato. Do të riprovoni sërish?

Pato ishte një mundësi, por merkatoja në qershor zgjerohet dhe ka më shumë mundësi të reja.

 Me disa disfata, tashmë do të keni ulje?

Unë në fakt them se Galliani do të kërkoj edhe më shumë. Në tentativat e radhës, Galliani është numri një.

– Me ikjen tuaj, nuk është se Chelsea është “ndezur” me Villas Boas…

Chelsea po përjeton një moment tranzicioni. Dëshirojnë të rinovojnë një skuadër por për të bërë këtë veprim nevojiten para dhe kohë. Gjithashtu edhe zëvendësimi i Terry, Lampard dhe Drogba është tepër i vështirë.

– Kështu që për Abramovich priten kohë të vështira?

Nuk është e thjeshtë të rinovosh një grup lojtarësh që kanë dhënë shumë. Duhet të ngrësh diçka me shpatullat e tua, njësoj siç ka bërë Barcellona. Por, Barça ka kontribuar prej vitesh para se të arrinte këtu ku është tashti.

-Kjo është një analizë që mund të vlejë edhe për Interin?

Sigurisht. Është e njëjta bisedë që bënte edhe Milan në sezonin e kaluar. Për të ndryshuar një grup që ka fituar shumë, duhet të jesh tepër i vendosur. Ndërsa preferon të presësh, mendo që të njëjtët lojtarë mund të fitojnë sërish. Në fund, kur kupton që duhet të ndërhysh, është tepër vonë.

-Edhe Milani duhet të ndryshojë gjysmën e skuadrës?

Milani ka shumë lojtarë pranë skadimit të kontratës, është e vërtetë. Por vitin e kaluar ka fituar dhe mund të rifitojë sërish. Milani ka përdorur strategji të ndryshme nga të tjerët. Të marrim për shembull, Nocerino, rendimenti i tij në raport me pagën e paguar ka qenë çmenduri. Milani ka këtë aftësi për të parë larg dhe pa e vënë re po ndryshon. Ndoshta është e vetmja shoqëri që arrin të mbajë lart nivelin edhe pa ndryshuar. Të gjithë lojtarët që shkojnë tek Milan, ndjejnë një sens të fortë rifillimi.

– Edhe lojtarët e rinj?

Është një fanellë që peshon ajo e kuqezinjve. Kur e vesh ndjenë diçka speciale. Varet nga historia e së kaluarës. Kjo e bën diferencën.

-Juve është bërë agresive dhe Milan gjithashtu. Si ju duken polemikat mes dy skuadrave të mëdha të futbollit italian?

Më duken të ekzagjeruara. Futbolli italian nuk ka nevojë për gjëra të tilla, janë benzinë që ndezin zjarrin. Juve po luan një sezon të mirë, dhe është në garë për Kupën e Italisë. Polemikat e vënë në rrezik transformimi, mund të bëhen një alibi për lojtarët.

-Si është Parisi në krahasim me Londrën?

Shumë i bukur. Por nëse dëshiron të jetosh i qetë, Londra është një vend ideal, nuk është kaotik, ka rregull e pastërti. Francezët i ngjajnë shumë italianëve. Këtu në Paris, rregullat i interpretojnë njësoj si në Itali.