Estetike Shëndet

Botoksi – Anët pozitive dhe negative të botoksit

Botoks është trajtimi me i përhapur ne fushën e estetikes për trajtimin e rrudhave. Por akoma ekzistojnë persona qe kane frike apo janë të paqartë se si funksionon ai. Ne Shqipëri, botoks ka filluar te përdoret gjerësisht megjithëse zgjedhjet e personave për t’iu nënshtruar këtij trajtimi varen nga disa faktorë si: mungesa e njohurive, frika, mundësitë financiare etj.

Me poshtë po i japim përgjigje disa nga pyetjeve me te zakonshme ne lidhje me botoks.

A i zhduk botoks-i rrudhat?

Absolutisht, po. Trajtimi me botoks mund te fshije ose te reduktoje përkohësisht rrudhat horizontale ne pjesën e ballit, rrudhat vertikale midis vetullave dhe ato ne pjesën e syve. Injeksioni i aplikuar ka një efekt qetësues tek muskujt e fytyrës qe kontraktohen shume gjatë ditës duke krijuar rrudhat. Botoks, gjithashtu, mund te reduktoje edhe rrudhat ne pjesën anësore te buzëve te cilat krijohen me kalimin e viteve, rrudhat ne pjesën e mjekrës apo edhe ato qe formohen nga pirja e duhanit për vite me radhë.

A shkakton botoks një pamje të ngrirë të fytyrës?

JO, botoks nuk ndikon ne nervat qe lidhen me shprehjet e fytyrës dhe nuk ju ben si te mpire. Nëse aplikohet ne mënyrë korrekte, efekti i tërheqjes ne fytyre thjesht do t’ju jap një pamje me rinore dhe natyrale. Por nëse injektoni një sasi te madhe botoks, veçanërisht ne zonën e rrezikshme te pjesës se ballit, mund te dukeni jonatyrale dhe si e ngrire. Prandaj është shume e rëndësishme qe trajtimin ta bëni me specialiste me eksperience te cilët gjykojnë drejte masën e muskujve tuaj dhe sasinë e botoks qe keni nevojë.

A është botoks i dhimbshëm?

Si te gjitha injeksionet edhe botoks mund te jete i dhimbshëm veçanërisht në pjesën midis vetullave. Disa doktorë aplikojnë anestezi lokale 10 minuta para procedurës.

A ka botoks-i efekte anësore?

Çdo medikament ka efekte anësore dhe botoks nuk bën përjashtim. Fatmirësisht, këto efekte janë te vogla dhe zgjasin pak. Nga 1 – 5 për qind te rasteve botoks mund te preke lehte vetullën apo kapakun e syrit, e cila riparohet brenda 2-javesh. Ndërsa disa paciente te tjerë përjetojnë djegie te lehte.

Cila është mosha ideale për aplikimin e botoks?

Nuk është e nevojshme për sa kohe nuk keni rrudha për te fshehur. Nuk ka nje moshe te caktuar, ne momentin qe te bezdisin rrudhat ti mund te besh një trajtim me botoks. Dr. Michael Kane, kirurg plastik në Neë York pohon qe “Une kam pasur paciente qe kane aplikuar botoks për 20-vite me radhë dhe nuk kane pasur dëmtime”

Sa zgjat efekti i botoks-it?

Efektet vardojnë nga një pacient tek tjetri, por, në përgjithësi rezultatet e mira zgjasin 3.5 vjet.

A do kuptohet nga te tjerët qe ke bere botoks?

Po edhe jo. Një rezultat i mire ju bën te dukeni me e re, me e gjalle dhe me e lumtur. Do te kuptoheni nga te tjerët nëse efektet e botoksit nuk kane qene maksimale dhe ndodh ajo qe shumi i druheni “efekti i ngrirjes”, ku nuk ndryshon asgjë ne fytyre edhe kur qani apo qeshni.

Çfarë ndodh një ditë pas trajtimit me botoks?

Mos prisni rezultate te menjëhershme, ato jane te dukshme pas disa ditësh dhe vazhdojnë gradualisht brenda 2-javëve. Gjithashtu, rekomandohet qe pacientet te mos kryejnë aktivitet fizik intensiv per 24-oret e ardhshme. Ndërsa përsa i përket make-up mund ta vendosni menjëherë, nuk përben problem.

Lexoni edhe: