Angelina Jolie shoqëron binjakët në kinema

Aktorja e famshme, Angeline Jolie kohët e fundit edhe pse ka qenë e angazhuar me jetën e saj profesionale, ajo nuk ka lënë pas dorë aktivitetet e ndryshme për fëmijët e saj. Kështu, aktorja është fotografuar një ditë më parë, përkrah dy binjakëve të saj Shiloh dhe Vivienne, të cilët i ka shoqëruar për të parë një film. Ndërsa javën e kaluar ajo i ka shoqëruar ata në një tjetër aktivitet. Aktorja e cila u shfaq në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar, me fustanin e zi klasik, ka përzgjedhur veshje sportive për të shoqëruar fëmijët në kinema, për të parë filmin e tyre të preferuar. Nëna e 6 fëmijëve mbante veshur një bluzë të lehtë ngjyrë bezhë, dhe syze të errëta të zeza. Flokët i kishte të lëshuara, ndërsa buzët të lyera me buzëkuq ngjyrë të kuqe. Treshja ka parë në kinema filmin me kartona “The Secret World of Arrietty”, në El Capitan Theatre, Hollywood Boulevard. Familja gjithashtu shoqërohej në rrugën deri tek makina nga truprojat të cilët mbanin një çadër që fëmijët të mos lageshin nga shiu që binte.

Comments are closed.