Tech

Aplikacioni FootballFeed, risia e HTC

htc footballNga HTC vjen lajmi se kjo kompani sapo ka prezantuar aplikacionin personal i cili dedikohet për përcjelljen e ngjarjeve të futbollit, me emrin HTC FootballFeed.

Aplikacioni është bazuar në bërthamën e njohur të HTC-s, BlinkFeed nga modeli Serie One dhe është me rëndësi të përmendet se është në dispozicion për të gjitha pajisjet Android.

Të dhënat për ndeshjen janë në dispozicion derisa zhvillohet ajo, ndërsa analizat e ndeshjes pas përfundimit të saj. Atë mund ta shkarkoni në Google Play.

Lexoni edhe: