Apokalips, moda e fundit në Hollivud

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Apokalipsi është në modë më shumë se kurrë në Hollivud, siç tregojnë edhe filmat që pritet të shfaqen në sallat e kinemasë në muajt e ardhshëm. Mes tyre figurojnë ata mbi personazhet e novelave grafike si “Superman”, “Iron Man 3”, “Star Trek: Into Darkness”, për të arritur tek ata me temë më futuriste si në “Oblivion” me Tom Cruise, “After Earth” me Will Smith dhe të birin Jaden dhe “World War Z” me Brad Pitt. Mes atyre që do të mbërrijnë në salla këtë është pikërisht “Oblivion”, me regji të Joseph Kosinski dhe Cruise në rolin e një piloti avionësh, në një Tokë të shkatërruar nga një luftë e tmerrshme dhe thuajse e tëra e evakuuar. Pas tij, vijnë “Ender’s Game”, me regji të Gavin Hood, që ka përshtatur romanin kult të Orson Scott Card dhe “Star Trek: Into Darkness”, për herë të dytë me regji të J.J Abrams.

I shumëpritur është edhe “World War Z”, i Marc Foster, një horror epik i bazuar në romanin e Max Brroks dhe me Brad Pitt në rolin e Gerry Lane. Ky i fundit është një punonjës i Kombeve të Bashkuara i angazhuar në një luftë me kohën për të ndalur përhapjen e një epidemie që po shndërron njerëzit në zombi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here