Tech

Apple: 74% e pajisjeve përdorin iOS 7

apple iOS7Apple është duke mposhtur telefonat Android në të paktën një fushë: kalimin e përdoruesve në sistemin e ri operativ.Gati tre të katërtat (74%) e pajisjeve celulare të Apple tani janë të mundësuara nga iOS 7, sistemi operativ i prezantuar në mes të shtatorit, sipas një tabelë të përditësuar e cila është publikuar në faqen e Apple. Të dhënat janë bazuar në pajisjet që lidhen me App Store të Apple.

Android, në anën tjetër, nuk ka ecur aq shpejt. Vetëm 1.1% e pajisjeve Android janë aktualisht duke përdorur KitKat, sistemin e fundit operativ, i cili është në dispozicion vetëm në një numër të kufizuar të pajisjeve. Sa për krahasim, Gingerbread, një sistem operativ që është tre vjet i vjetër, gjendet në 24.1% të pajisjeve.Ndërsa shumica e përdoruesve janë tani në IOS 7, jo të gjithë flasin mirë për të. Sistemi operativ është një ndryshim drastik nga versionet e mëparshme dhe ka marrë shumë ankesave nga përdoruesit që kur u lirua.

Lexoni edhe: