Apple përgatitet për iPhone të madh

 Media e huaj transmeton se kompania Apple po përgatitet të sjellë në treg iPhone të madh. Apple do të përdorë “retina” ekran prej 4.6-inç, ndërsa celulari pritet të jetë në dispozicion gjatë këtij viti. Sipas mediave botërore, mësohet se Apple ka filluar të porosis nga furnizuesit ekrane 4.6-inçësh për gjeneratën e re të iPhoneit. Nëse këto thashetheme tregohen të vërteta, ky do të jetë një dallim i madh në madhësinë e ekranit në krahasim me atë 3.5-inçësh çfarë përdorë iPhone i deritashëm. Sipërfaqja më e madhe e ekranit, respektivisht e mbarë telefonit, mund të ia mundësoj Apple edhe përdorimin e procesorëve më të fuqishëm, sikurse që do të mund të ishte versioni i adaptuar i A5X i cili po përdoret në iPadin e ri. Furnizuesit më të mëdhenj të ekraneve për Apple, LG Display dhe Samsung Electronics, kanë refuzuar të komentojnë këto thashetheme.

Comments are closed.