Categories
Arkiva

Arben Frroku, i implikuar në vrasjen e Dritan Lamajt

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, iu deshën 65 ditë kohë për të siguruar një provë shkencore që implikon të dyshuarin Arben Frroku në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ky fakt konfirmohet nga Laboratori i Policisë Shkencore dhe organi i akuzës, të cilët raportin përfundimtar të akt-ekspertimit shkencore kanë dorëzuar avokatit mbrojtës. Për arsye të sekretit hetimore dhe çështjes së ndjeshme në opinionin publik, grupi hetimor nuk saktëson se për çfarë prove bëhet fjalë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një fije floku ose gjurmë gishti e gjetur në makinën e braktisur në fshatin Domje. Makina nga e cila atentatorët, natën e 24 shkurtit kanë shkrepur 23 plumba kallashnikovi në drejtim të makinës ku ndodhej ish-shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë. Ndërkohë, vet Frroku ka mohuar se ka lidhje me vrasjen, duke pretenduar se nuk ka qenë në Tiranë në momentin e ekzekutimit të Dritan Lamajt. Ndërsa avokati mbrojtës nuk preferoi të komentoi provat e reja të organit të akuzës. Sipas prokurorisë, ka përfunduar edhe akt-ekspertimi i pajisjes se gjurmimit që kishte makina e të dyshuarit Frroku, por rezulton që ka qenë në dalje të Elbasanit në momentin e vrasjes. Arben Frroku, mbahet i arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare në Selanik dhe në fund të këtij muaji, do të dal para Gjykatës së Lartë në lidhje me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *