Aretha Franklin, së shpejti me një album të ri muzikor

Mbretëresha e muzikës soul, këngëtarja legjendare Aretha Franklin festoi ditëlindjen e saj të 70-të, por gjithashtu njoftoi se do të punojë sërish për repertorin e saj muzikor dhe do të vijojë bashkëpunimin me Davis Clive. Në festën e ditëlindjes së saj,  mbretëresha e muzikës soul ka pritur shumë emra të famshëm si Diane Saëyer, Al Sharpton, miku dhe i fejuari Willie Wilkerson, por edhe legjendarin Clive Davis, producenti i cili ishte përgjegjës për rikthimin e saj të madh në vitet ’80-të. “Përsëri kam nënshkruar me Clive dhe do të incizojmë një album të ri”, ka thënë Aretha. Ajo është përqendruar edhe në filmin biografik i cili mendohet se do të fillojë të xhirohet së shpejti, por këngëtarja vetëm shkurtimisht deklaroi se produksioni aktualisht është “në pritje” pasi që aktualisht ka shumë plane dhe obligime që të ketë mundësi të merret me paraproduksion. Në këtë festë ajo dukej më në formë se vitet e kaluara, dhe kjo falë dietës së rreptë dhe punës së vazhdueshme kohët e fundit.

Comments are closed.