“Argo”, filmi më i mirë në “Golden Globe”

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” dhe fitues ishte filmi “Argo”, me regji të Ben Affleck. Pasi tërhoqi çmimin, tepër i emocionuar aktori falënderoi bashkëshorten e tij Jennifer Garner. “Golden Globes” janë çmimet e dyta më të rëndësishme në kinematografi pas atyre Oscar, por filmi “Argo” shihet si një nga filmat me më pak shanse për të fituar më 24 shkurt. Çmimin për aktorin më të mirë e fitoi, Daniel Day-Lewis, për rolin e tij në filmin “Lincoln”. Aktorja më e mirë është shpallur  Jessica Chastain për filmin “Zero Dark Thirty”. Për herë të parë me çmimin “Golden Globe” është shpërblyer edhe këngëtarja e famshme britanike Adele. Ajo fitoi çmimin për këngën më origjinale në filmin për James Bondin, “Skyfall”.

Çmimet “Golden Globes”:

Filmi më i mirë dramë: Argo

Aktori më i mirë, dramë: Daniel Day-Lewis, Lincoln

Aktorja më e mirë: Jessica Chastain, Zero Dark Thirty

Muzikali më i mirë: Les Miserables

Aktori më i mirë, muzikal: Hugh Jackman, “Les Miserables”

Regjisori më i mirë: Ben Affleck, “Argo”

Cmimi i karrierës: Jodie Foster

Aktorja më e mirë, komedi: Lena Dunham, Girls

Filmi më i mirë i animuar: Brave

Aktorja më e mirë, dramë televizive: Claire Danes, Homeland

Filmi më i mirë i huaj: Amour, from Austria

Aktori më i mirë, komedi: Don Cheadle, House of Lies

Skenari më i mirë: Quentin Tarantino, Django Unchained

Aktorja joprotagoniste më e mirë: Anne Hathaway, Les Miserables

Aktori joprotagonist më i mirë në seriale TV: Ed Harris, Game Change

Aktorja më e mirë, komedi: Jennifer Laërence, Silver Linings Playbook

Aktori më i mirë, seriale: Kevin Costner, Hatfields & Mccoys

Kolona zanore më e mirë: Skyfall (Adele), Skyfall

Seriali më i mirë televiziv: Homeland

Comments are closed.