Arrat pastrojnë gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit

Ndiqni këshillat e specialistëve për efektet kuruese të arrës dhe mënyrat e përdorimit

Ne mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, zhgualli (lëvorja e trungut), buka e arrës dhe lulet. Gjethet e arrës mblidhen ne pranvere, lulet dhe sythat ne maj, lëvorja e jashtme jeshile ne korrik. Gjethet, pasi thahen, duhet te mbahen ne kujdes qe te ruajnë erën dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojnë disi pamjen dhe cilësinë gjatë ruajtjes. Lëvorja jeshile e arrave, pas tharjes, behet me e holle, rrudhet dhe merr shije te ëmbël. Gjethet kane ere te forte dhe aromatike, shije ne te hidhur, rrënjët dhe lëvorja e jashtme jeshile e arrës japin nje ngjyre jeshile, ndërsa zhgualli përdoret per te ngjyrosur sende te leshta e te mëndafshta me ngjyre gështenjë. Gjithashtu, gjethet e njoma e te freskëta largojnë insektet dhe çimkat nga banesat. Nje infuz i thjeshte ben qe te larohen milingonat. Ne qofte se me kete infuz lyejme kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.

Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Fruta e arres permban lende yndyrore, te cilat ne frutat e thata arrijnë deri 60 per qind. Arra permban gjithashtu albumine, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kripërash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e fresketa, siç jane vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lendet ngjyrosësh. Arrat perdoren gjerësisht edhe per te përgatitur embelsira te ndryshme.

Pastrimi i gjakut

Lëngu qe merret pas zierjes se gjetheve te arres përdoret per pastrimin e gjakut, kunder semundjeve te mushkërive, të lëkurës dhe te syve, eshte tonik i aparatit tretës dhe me ane te tij sherohet diarreja (jashteqitja). Ky leng kurues pergatitet ne kete mënyrë. Merren 2-4 grame gjethe te thërrmuara arre dhe lihen per 12 ore ne 150 grame vere te bardhe. Lëngu i fituar pihet njëherësh esell.

Diarreja

Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lengu i luleve mashkullore te arres. Per përgatitjen e këtij lëngu merren 5-10 grame lule mashkullore dhe zihen ne 200 ml uje. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga nje gote çaji per te rriturit dhe nga një gote likeri per te vegjlit. Lëngu i gjetheve të ziera përdoret edhe ne forme lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore të rrugëve gjenitale.

Infeksionet e lëkurës

Lëngu që përfitohet nga zierja e gjetheve te njoma dhe te freskëta përdoret per larje ne infeksionet e lëkurës. Lëngu i gjetheve, i zier shume, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemën. Per këtë merren 60 grame gjethe arre, te cilat lihen te ziejne per nje ore ne gjysme litri uje. Me lëngun e fituar lyhen here pas here pjesët e semura te lekures. Ky lloj lengu përdoret, gjithashtu, per te bere banja tonike, te cilat i japin organizmit freski e gjalleri.

Plagët e gojës

Çaji i gjetheve te arres rekomandohet per kurimin e plageve te gojes, kunder infeksioneve te kanalit vaginal, per ruajtjen e butesise se lekures se trupit dhe sidomos te fëmijëve. Ne keto raste, per lavazhet e gojes dhe te kanalit vaginal perdoren 10-15 grame gjethe në 100 ml uje, duke shtuar edhe 6 grame acid borik. Per banjat e trupit dhe larjen e plagëve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget).

Tiroidet

Vaji i arrës ka gjetur përdorim te gjere per mjaft sëmundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat qe parazitojne ne zorre). Përfundimi është shume i mire kur kombinohet edhe me hudhrën. Vaji i arrës përdoret me sukses per kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, madje edhe te atyre kronike. Për këtë qellim vaji merret nga goja, ndërsa per sëmundjet e lëkurës përdoret nga jashtë. Me vaj arre kurohen te gjitha plagët qe mbledhin qelb.

 

Anemia

Arrat janë ushqim shume i mire per femijet. Ato luftojnë aneminë. Ne mjekesine popullore njihen forma te ndryshme te përdorimit te arrave, thjesht ose te përziera me mjaltë, per forcimin dhe rivendosjen e shëndetit te femijeve dhe te te rriturve.

 

Rënia e flokëve

Lengu qe merret nga përzierja e gjetheve dhe e levores se jashtme te degeve te arres perdoret kunder renies se flokeve. Ato forcojne rrenjet e qimeve. Per kete merren 30-40 grame gjethe dhe levore degesh te njoma, me nje liter uje dhe ziejne per 10-15 minuta. Me kete leng, i cili duhet te jete i vaket, shpërlahet koka darkave. Kjo larje ndikon gjithashtu ne nxirjen e flokeve.

 

Kallot

Lëvorja e degeve te arres rekomandohet per heqjen e kallove. Per kete qellim keshillohet te merren 20-25 grame levore e thare ose 60-80 grame levore e njome dhe vihen te zihen ne 500 ml uje per 40-50 minuta. Me lengun e fituar u behen shpelarje kembeve me kallo per 20-30 minuta. Me brumin e levores se zier pergatiten kataplazma, qe vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim perseritet 2-3 here ose me shume, derisa kallot te bien vetiu pa i prere me brisk dhe pa i djegur me kripera ose acide.

 

Studimi, arrat luftojnë diabetin e tipit 2

Diabeti i tipit 2 mund te behet shkak per semundje te zemrës, te veshkave dhe verbim. Por ne nje studim te kohëve te fundit thuhet se grate qe hane çdo dite 30 grame arra kane 30 per qind me pak gjasa per t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndersa te gratë qe marrin çdo dite nga nje luge gjalpe kikirikësh, rreziku eshte 20 per qind. Veç yndyres se mire, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina te shumta, proteina, minerale dhe fiber. Shkencëtarët prane universitetit “Harvard” ne Boston, përfshinë ne studimin e tyre rreth 83 mije gra te moshes 34 deri 59 vjeç. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan te dhenat, shkencetaret vune re se arrat dhe gjalpi i kikirikeve mund te ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 te grate. Ne studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i pergjithshem, arra, bajamet, lajthite dhe kikiriket nuk luajne ndonje rol ne shtimin e peshes trupore.

 

 

Comments are closed.