Shtëpia

ARREDIM/ Përbërësit idealë për kuzhinën perfekte

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

“Nuk ka rëndësi çfarë madhësie ka, kuzhina është ambienti ku të gjithë mblidhen…”

Kuzhina është pjesa e pandashme e shtëpisë sonë, pa të cilën femra nuk konceptohet (pa përjashtuar edhe meshkujt që gatuajnë për familjen) dhe që kuptimi i fjalës “nënë” asociohet në mënyrë të pashmangshme me këtë ambient. Aroma e kuzhinës është ndërlidhja. Dhe sigurisht, pak doza dashurie për të sjellë atë që mund të konsiderohet kuzhina perfekte.

Por, në aspektin e mobilimit është një përceptim po aq i ngjashëm sa i ndryshëm. Pse? Sepse ccdo familje kërkon që me elementët që do t’i japë kuzhinës do të fusë brenda edhe pjesëza nga vetja. Por cilat janë tendencat dhe zgjedhjet kryesore që e bëjnë një kuzhinë të jetë “perfekte”?

  1. Ngjyra e bardhë

Vijon të jetë mbretëresha e ngjyrave. Ekspertët e interior-dezajnit nëpër botë sugjerojnë se kësaj tendence po i vjen fundi, por se gjithnjë e më shumë familje po e zgjedhin dhe madje, edhe atë ekzistuesen, përpiqen që ta lyejnë apo ta ndryshojnë në drejtimin e dhënies së ndriçimit të bardhë. Kjo, pasi arsyeja kryesore e zgjedhjes së ngjyrës së bardhë është pikërisht ndriçimi që i jep ambientit tuaj. E plotësuar me detaje ngjyrash si: perde, aksesore doreza, peshqirë, kavanoza të mbushura me erëza dhe më gjerë, krijojnë thyerjen perfektë që të mos konsiderohent si “shumë e ftohtë”. Kujdes! E bukura e bardhë kërkon impenjim të madh në pastrim.

  1. Mermeri

Vijon të jetë tendencë e rëndësishme e arredimit të një kuzhine. Kuzhinat me mermer janë mjaft popullore kudo në votë, me një stil të trashë, një zgjedhje efikasë (në rastin e prerjes së produkteve të ndryshme  pa nevojën e një tabakaje prerëse), por ashtu edhe si thyerje ngjyre apo kombinimi me pllakat që përdoren për të veshur murin ku vendoset kuzhina.

  1. Xhami

Kuzhinat moderne përdorin shpesh vetrata xhami, të cilat janë funksionale dhe kreative, si dhe lejojnë qe të vendosim aty aksesorë të tjerë si gota, pjata apo produkte të ndryshme kuzhine ose produkte ushqimore. Ndërkohë që dera e xhamit përshtatet shumë mirë me çdo lloj stili dhe të krijon një përshtypje transparence, sidomos për të gjithë “kuzhinierët harraq”.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here