Shtëpia

Arredim/ Sillni verën në shtëpinë tuaj

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Sigurisht nuk mund te ndryshojmë arredim dhe stil çdo sezon por mund te shtojmë disa detaje low cost dhe jo shume impenjative qe do te japin një pamje te freskët dhe gjallëruese shtëpisë te përshtatshme për sezonin e ngrohtë.

 

Ngjyra jeshile

 

Tendencat e fundit të interior design për 2018-ën, sjellin natyrën në shtëpinë tuaj! Nuanca jeshile, e aplikuar në mobilie, në poltrona dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm për ambientet tuaja, i jep qëndrimit në shtëpi një ndjesi tejet moderne.

Art në mur

Po planifikoni ndryshime në ambientin e brendshëm të shtëpisë suaj?! Një zgjedhje alternative, varësisht buxheteve tuaja, janë elementët dekorative muralë. Janë më në modë se kurrë këtë sezon! Nga pikturat, tek suveniret artistike, pasqyrat, abazhurët e murit, etj. Ato jo vetëm shtojnë frymën moderne në hapësirat tuaja, por janë gjetja ideale për të transformuar mjeshtërisht dhe plot stil çdo ambient të preferuar! Ne iu sjellim sugjerimet e momentit.

Pure White

E bardha, do të jetë ngjyra dominuese për ambientet tuaja këtë sezon. E aplikuar në mure, në objekte, suvenire, e gjithçka tjetër, ky është momenti ideal që ta përfshini si nuancë në shtëpinë tuaj. Nuk do të zhgënjeheni!

Guaskat

 

Qofshin te vërteta apo false ato te japin menjëherë idenë e plazhin. Mund ti mbështetni thjesht ne rafte por edhe te krijoni dekore te bukura ne vazo xhami. Do te mjaftoje te vendosni pak rërë ne një vazo transparente te vendosni disa guaska dhe do te keni një dekor te thjesht dhe te bukur për tu pare.

Deti në shtëpi

Edhe pse larg detit për shembull mund të sjellim përjetimin e detit nëpërmjet fotove të ndryshme që pasqyrojnë momente në plazh, apo guaska të shpërndara nëpër shtëpi, jastëkë të bardhë, bojë qielli apo ngjyre rëre etj. Kuptohet që të gjitha ndërhyrjet që folëm janë të përkohshme sepse vera nuk zgjat përgjithmonë. Janë ndërhyrje që në radhë të parë duhet të rrinë shumë mirë me stilin e përdorur në ambient (klasik, modern, pop art, art deko, rustic etj) dhe  në radhë të dytë ato shumë shpejt do të zëvendësohen me elementet- tendencë të stinëve pasardhëse.

Natyralja

Largojeni nga qendra e tavolinës se mesit  souvenirin apo vazon e errët, zëvendësojeni atë me një vazo me ngjyrë të hapur apo transparente të mbushur plot me lule natyrale, apo mund të vendosni një shportë të mbushur me agrume (limona jeshile dhe të verdhë, portokalle), fare mirë mund të rrijë një vazo transparente  me gryke të gjere e mbushur pjesërisht me rëre dhe mbi rërë guaska të madhësive të ndryshme.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here