Shtëpia

Arredim/ Vjeshtë, edhe në shtëpitë tona!

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Vjeshta ofron një pasuri frymëzimi, me shpërthimin e ngjyrave të bukura që ngjallin ndjenjën e ngrohtësisë dhe rehatisë. Por jo vetëm kaq! E kafta tokësore, portokalli e fortë, e kuqja janë ngjyrat e ftuara në këtë stinë dhe të përshtatshme për t’u përdorur edhe brenda ambienteve tona.

Nuk ka tendenca që ikin. Nëse jetoni duke menduar se për çdo sezon të ri, duhet ndryshuar tendenca e një viti më parë, gaboheni. Çdo gjë e projektuar për shtëpitë tona është paracaktuar nga një ndikim më i gjerë në trend. Nga vetë shijet dhe mënyra se si kemi organizuar jetën tonë. Nga ngjyrat e bojërave të drurit në zgjedhjet e mobiljeve minimaliste, janë zgjedhje që vetë ne i kemi në dorë. Ajo që shumica nga ne, përpiqen që të sjellin në sezone të ndryshme, janë veçse aksesorë në funksion të dizajnit tërësor të ambienteve tona.

Përderisa “trendet” ndryshojnë dhe zhvillohen, ata e bëjnë këtë me ritme të ndryshme – disa janë të vendosura për një vit, disa për vetëm një sezon. Arkitektë të dekoreve interiore të shtëpive por jo vetëm, sugjerojnë që, ju nuk keni për të ripërtërirë tërë shtëpinë tuaj për të qenë në tendencë, përkundrazi, vetëm me pak detaje ndryshoni shumë. E rëndësishme është që , fillimisht të vendosni një buxhet të caktuar për qëllimin tuaj dhe më pas, të nisni ndryshimet e vogla kudo nëpër shtëpi.

Por, çfarë sugjerohet si ndryshim më i leverdisshëm, me pak kosto, për të sjellë vjeshtë në shtëpitë tona?

– Bimë të thata, grurë, misër apo edhe gjethe të rëna janë mjetet që ju duhen për këtë stinë. Sigurisht, edhe pak kreativitet.

– Mos harroni frutat. E çuditshme, por gështenja, kunguj, molle, arra janë vetëm disa nga frutat e shumta me te cilat mund te krijoni dekore të mrekullueshëm.

– Përzierje. Për një shtëpi mikpritëse, që tregon njëkohësisht ngrohtësi dhe komoditet, mund të shtoni disa thekë të pëlhurave të ngrohta me lule, ose jastëkë me motive pyjore. Mbi një kolltuk mund të vendosni një batanije prej leshi të vjetër ose copa të kafta me vija.

– Frymëzim nga natyra. Për të pasqyruar stinëtn në një ambient të mbyllur zgjidhni ‘partnerin’ më të mirë: gjethet e rëna të pemëve. Si mund t’i përdorim? Një gjethe brenda një kornize e varur në mur, në ambientin e ndenjes. Të tilla mund të krijoni kolazhe me gjethe të shtypura, të vendosura në korniza ekzistuese, që nuk ju merr para shtesë, e lehtësisht të krijuara në shtëpi, që ju lejojnë të krijoni ndryshime me një ekran dinamik natyror.

– Një shije e mjaltit. Mjalti (honey)- një ton karamel që ka tërhequr ndër vite ideatorët e modës për të sjellë tendencat e stinës së vjeshtës. Kjo lloj ngjyre mund të përdoret lehtësisht në shtëpi: mbulese tavoline, mbulesa divanesh, jastekë, qirinj ose aksesore të vegjël në mobilje me këtë ngjyrë etj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here