Arrest me burg për vrasësin e arkëtares, Gushi: Jam penduar

Arrest me burg, është masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës për vrasësin e arkëtares Leonora Kaloçi, Viktor Gushit. Në fillim të seancës, autori i 16 grabitjeve, 2 vrasjeve dhe 3 plagosjeve shprehu pendesë. “Jam i penduar, nuk e mendoja se do vija dëri këtu”, ishin fjalët e Gushit. Ndërkohë që avokatja mbrojtëse e tij, Vjollca Pustina theksoi se klienti i pranon akuzat dhe shpreh pendesë për veprimet e tij. Tashmë Viktor Gushi mbetet në qeli, ku pritet ti drejtohet burgu 313 deri në momentin e dhënies së vendimit final nga Gjykata. Sipas hetimeve intensive të policisë rezulton se Gushi ka kryer 16 ngjarje të rënda kriminale në mënyrë sistematike, për periudhën 2008- 2012, ku mes tyre numërohen grabitjet e disa bankave. 44-vjeçari akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi te filiali i bankës, NBG, por nga ekzaminimet laboratorike ka rezultuar se me pistoletën e sekuestruar, Gushi ka kryer edhe vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani. Të dyja vrasjet, Gushi i ka pranuar dhe rrëfyer qetësisht, plus disa plagosje gjatë vjedhjeve të kryera

Comments are closed.