Arrest për Presidentin e Bosnje Hercegovinës

Presidenti i Bosnje Hercegovinës është arrestuar nga Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje. Mediat vendase bëjnë me dije se Zhivko Budimir rezulton i përfshirë në mitmarrje, pasi merrte para në këmbim të faljeve që jepte për të dënuarit, edhe në rastet kur këta të fundit nuk e meritonin. Ndalimi i tij është bërë në kabinetin e tij në Sarajevë, ndërsa nga ana e autoriteteve përkatëse po vijon kontrolli në ambientet e Presidencës për gjetjen e informacioneve kompromentuese.