Një 34-vjeçar nga fshati Hardhishtë, Shijak është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, por përveç dëmtimeve të marra, ka përfunduar edhe në pranga.

Aksidenti është regjistruar në orët e vona të së hënës, në Hardhishtë.

I riu G.B. po udhëtonte në gjendje të dehur me motoçikletën e tij tip “T.C.B” pa targë. Mësohet se 34-vjeçari nuk kishte as leje drejtimi për mjetin.

Ai është përplasur me mjetin e parkuar tip “Ford” në pronësi të shtetasit S.K dhe për pasojë ka marrë vetë lëndime por edhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi I.L, 20 vjeç, banues në Hardhishtë.

Mësohet se gjendja e të riut është e rëndë dhe ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

/portali DurresLajm/