Arrestohet pronari i lokalit të dasmave në Durrës, Task Forca zbulon shkeljet

Task Forca e OSHEE-së vijon kontrollet në qytetin e Durrësit, ku brenda 24 orëve të fundit ka vënë në pranga dy abonentë, të cilët vidhnin energjinë elektrike.

Mësohet se janë arrestuar abonenti Hajri K., përfaqësues i një subjekti privat biznesi (lokal dasmash). Ai është kallëzuar në polici për vjedhje të energjisë elektrike, duke e përfituar atë në rrugë të paligjshme.

Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe një abonent tjetër, familjar, Muhamed S., i cili kishte debi prej 9 milionë lekësh, si dhe iu konstatua një linjë e dytë e furnizimit me energji jashtë matjes.

Deri me tani, nga OSHEE, Rajoni Durrës janë proceduar në polici rreth 50 abonentë, nga kontrollet e dy muajve të fundit.

Similar Posts