Mediu, në Asamblenë Kombëtare të PR:Shqipëria, në moment kritik, interesi kombëtar duhet të dominojë mbi atë partiak

 

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, kreu i kësaj partie Fatmir Mediu theksoi se në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë duhet të bëhet gjithçka për t`u përmbushur ëndrrën e shqiptarëve në Bashkimin Europian. “Ky është një moment i rëndësishëm sepse jo vetëm duhet të realizojmë të gjitha detyrimet, por duhet të vlerësojmë mundin dhe gjakun e të gjithë atyre që dhanë jetën për një Shqipëri demokratike, Shqipëri anëtare e NATO-s” theksoi Mediu. Duke theksuar se konfliktet politike mund të jenë një pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, Mediu theksoi se partitë duhet të lënë mënjanë interest partiake dhe të bashkëpunojnë për interesin kombëtar. “Nëse nuk do të kapitalizojmë këto vlera të arritura, të vlerësojmë partneritetin tonë me BE dhe SHBA, po do i zëvendësonim me inatin, do i injoronim për shkak të interesave politike, do të bënim gabim të pafalshëm. Shqiptarët kanë vendin e tyre si individ e komb, brenda hapësirës gjeografike e politike të BE. Duhet të vlerësojmë atë që kemi, kemi shumë për të menduar e kuptuar, që si asnjëherë tjetër ne shqiptarët në historinë tonë kemi nevojë të jemi racional për të bërë detyrën e realizuar detyrat tona. Kompromiset duhet të kenë në bazë qëllimet kombëtare, jo ato partiake. BE na ka vendosur 12 detyrime që janë përgjegjësi e klasës politike, që Shqipëria të marrë statusin e vendit për në BE. Këto kërkesa kanë të bëjnë me standarte që i shërbejnë jetës së shqiptarëve, janë standarte ku vendosin qytetarin në radhë të parë, e veshin qytetarin me dinjitet dhe të drejta që nuk mund të nëpërkëmben nga shteti. Këto standarte i japin të drejtën qytetarit të qeverisë, në bazë të votës së tij e jo nga truket elektorale. Këto standarte vendosin në themel lirinë e dinjitetin e individit. Ne jemi në një moment të rëndësishëm sepse kemi shansin për të vërtetur se me mirëkuptim mund t’i përmbushim në kohë këto detyrime. Konfliktet artificiale që kanë në bazë interesin partiak, jashtë kësaj marrëdhënie të re, ky është një moment kritik për të treguar se interesi kombëtar duhet të dominojë mbi atë partiak apo atë indiviaul. Kemi pasur momente të vështira edhe më parë,  jemi dëshmtarë të marrëveshjeve që kemi kryer në interes të Shqipërisë”, theksoi kreu i PR-së.

Reforma zgjedhore

Ndërsa i është referuar reformës zgjedhore, Mediu theksoi se në ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfshihen të gjitha partitë politike. Ai gjithashtu kërkoi ndryshim të formulës së shpërndarjes së mandatave pasi sipas tij sipas formulës së re 25 mandate u janë hequr pa të drejtë partive të vogla dhe i kanë kaluar partive të mëdha.Gjithashtu Mediu theksoi se në ndryshimet e reformës zgjedhore duhet të përfshihen edhe listat e hapura duke bërë të mundur që deputetët të mos jenë të emëruar të partisë por të zgjedhur nga populli. Sipas tij është parë se procesi i reformës zgjedhore është i kontrolluar vetëm nga dy partitë, prezenca e partive të tjera është e padobishme dhe e panevojshme, dhe përtej kësaj ky proces ka qenë jotransparent jashë vëmendejde së medias për të parë se kush është debati real. “Nisur nga  ky realitet kërkojmë rikonceptim të agjendës së reformës zgjedhore, të përfshijë ndryshimin e kodit në interesa të zgjedhësve, duhet të jetë proces transparent me median e opinionin publik. PR propozon që ndryshimet në kodin zgjedhor të përfshijnë: Ndryshimin e formulës së shpërndarjes së mandateve për përfaqësimin në Kuvendin e Shqipërisë. Kemi të bëjmë me ndryshim të formulës që është e mundshme dhe e ligjshme. Dispozita aktuale në kod deformon vullnetin dhe leximin e votës duke forcuar padrejtësisht partitë e mëdha brenda koalicioneve. Janë mbi 25 mandate deputetësh, që ia janë marrë padrejtësisht partive të vogla dhe i kanë kaluar partive të tjera. Ky është një Dushk shumë herë më i keq se ato dushket e mëparshme. Çdo sistem demokratik ka në thelb konkurimin e njerëzve që duan të jenë pjesë në të gjithë nivelet, ndaj kemi kërkuar konkurrim me listat e hapura. Deputetët nuk do të jenë të emëruar por të zgjedhur nga votuesit. Përgjegjësia e tyre nuk do të jetë karshi drejtuesve politikë, por në radhë të parë të interesave të qytetareve”, u shpreh kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Po ashtu ai theksoi se ndërtimi i një administrate zgjedhore me anëtar jo politik, është absurde që votat e partive të tjera ti kontrollojnë dy partitë, nuk ndodhë në asnjë vend dhe nuk duhet të ndodhë as në Shqipëri. “Le t’i kthehemi praktikës si vendeve të tjera, ka një adminsitratë solide që mund të ushtrojë kontrollin me përgjejgësi të caktuara penale juridike nëse do të deformonin të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë. Numërimi elektronik. Të gjitha propozimet tona synojnë kthimin e kuvendit në një kuvend përfaqësues të qytetarëve, në një kuvend ku bëhet debat për interesin e shqiptarëve, në një debat ku ka vlerë etika, interesi kombëtar e jo sharja e fyerja. Është banal justifikimi se rritja e prezencës së partive politike në parlament do të dëmtonte sistemin qeverisës”, theksoi Mediu. Ai u shpreh se Partia Republikane në këto zgjedhje duhet të vendosë drejt për ato që është interesi i saj politik. “Ajo duhet të ndërtojë marrëdhënie që ti shërbejë interesit politik e moral. Ne nuk kemi marrë por kemi dhënë. Padyshim pr nuk është e imunizuar, por çmoj si të rëndësishme që PR në prag të kongresit të saj, jo vetëm të rifreskojë anëtarësinë por gjykimin politik, duke çmuar programin e saj, familjen, pronën e kombin, mbështetjen e biznesit. PR është parti që bazohet mbi vlerat, traditën moralin e shoqërisë shqiptare, ne duhet të pranojmë se këto vlera e ky moral janë të lashta sa njerëzimi dhe e kanë burimin tek librat e shenjtë, tek besimi në zot që ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe nuk krijon probleme. Duhet të jemi krenar për besimin tonë, dashurisë njerëzore që na bashkojnë përballë këtyre vlerave”, u shpreh Mediu.

Mediu: PS po krijon konflikte artificiale

Kryetari i Partisë Republikane gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie, u shpreh se Partia Socialiste po krijon konflikte artificiale, duke dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Është e pafalshme dhe e papranueshme që në momente kyçe PS, të krijojë ngërçe që padyshim kthehen në kosto të madhe për të gjithë ne. Pas një debati pa thelb për kodin penal ai u votua me konsensu, pse gjithë ky debat? Nëse socialistët besojnë në vlerat evropiane, mosvotimi i tyre është nonsens, vet BE nuk do të pranonte një Kod Penal jashtë standarteve evropiane. Le ta konsiderojmë këtë kompromis një lajm të mirë. Bëhet debat për reformën zgjedhore, për rregulloren e parlamentit, le të aplikojmë një shembull tipik të Parlamentit Europian. Le ta aplikojmë atë pa arnime të interesave të caktuara. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ka nga ata që besojnë se kjo ishte dhuratë, ne e merituam anëtarësimin, por sot duhet të meritojmë pjesëmarrjen duke u sjellë si një vend anëtar i NATO-s. Ne kemi përgjejgësi që nuk ka të bëjë thjesht me Shqipërinë, sigurinë tonë, por ka të bëjë me të gjithë shqiptarët e vlerat e tyre në rajon.  Fakti që Kosova ka një hapësirë të re për të qenë palë në raport me BE-në, është mundësi e re për të gjithë ne e cila duhet vlerësuar më gjerë sesa territori i Kosovës. PR është e gatshme të jap kontributin e saj siç ka bërë në këto 20 vite. Në fillimet tona kemi qenë për të garantuar votën, ka kohë që kemi tre pozicione, pozicioni PD-PS, dhe çdo reformë që kanë arritur e kanë quajtur arritje historike e pas zgjedhje e kanë sulmuar si reformë që kanë sulmuar votën. E dyta, kemi  pasur e kemi faktorin ndërkombëtarë që kanë pranuar kompromsimin e PS dhe PD e padashur të shohim deformimin e votës, më shumë kanë treguar interes për kompromisin sesa vlerën që sjellin këto kompromise. Kërkoj vëmendjen e faktorit ndërkomëbtar për të parë probleme më tej e për të bërë kompromise që i shërbejnë shqiptarëve”, nënvizoi Mediu.

Comments are closed.