Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Ose rilindje ose rrënim i mëtejshëm

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ka deklaruar se rruga e programit të kësaj force politike do të vazhdojë. Sipas tij, zgjedhja për qytetarët e këtij vendi po bëhet përditë e më e qartë, ose një rilindje shqiptare, ose dorëzim përballë rrënimit të mëtejshëm. “Rruga e programit do të vazhdojë, është një rrugë e gjatë ku komunikimi me njerëzit përbën edhe aksin themelor të një procesi nga ku PS do të dalë me një plan të detajuar si asnjëherë një forcë politike në 20 vjet për ti ofruar publikut shqiptar një kontratë të qartë angazhimesh. Nëse tek ekonomia dallimi është krejt i qartë, i tillë është dallimi edhe në gjithë qasjen ndaj procesit demokratik. I tillë është dallimi edhe në pozicionet ndaj integrimit evropian. I tillë po fillon të bëhet e duhet të bëhet dallimi me sjelljen me publikun. Në rrugën e programit, prej të cilës sekretari i programit bëri përmbledhje sintentike, kanë dalë qartë një sërë aspektesh dramatike të jetës së vendit”, u shpreh Rama. Ai informoi gjithashtu se në rrugën e programit të Partisë Socialiste, po përvijohen dallimet edhe në katër shtyllat kryesore. “Dallimet në raport me ekonominë, alternativa jonë është rimëkëmbja e ekonomisë. Ne duam të mbështesim biznesin, ata ofrojnë vetëm një rrugë qorre për biznesin, që sjell rëndimin e mëtejshëm të tij, ne duam shërbime publike që të jepen sipas nevojës ata ofrojnë shërbime publike vetëm sipas mundësisë për të paguar”, nënvizoi kreu socialist. Ndërkaq, në fillim të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, fjalën e mori sekretari për programin Ilir Beqja, i cili theksoi se programi i PS-së dallon qartë nga kundërshtari politik, pasi ofron shërbime për nevojat e qytetarëve në aspekte të ndryshme. “Ajo që kemi përcaktuar në vija të përgjithshme në programin bazë po ndërtohet me detaje. 21 grupet e punës kanë filluar të jenë më konkretë në produktet e deritanishme. Ajo që është e rëndësishme është që në programin bazë duken qartë dallimet që kemi me kundërshtarin politik. Ne jemi angazhuar për një shërbim shëndetësor universal që nuk përjashton 1 milionë shqiptarë në moshë pune pa sigurime. Shërbimi që ne do ngremë do blejë shërbimin shëndetësor për çdo shqiptar, ne do ofrojmë shërbime për atë që kanë nevojë shqiptarët”, u shpreh Beqja.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin