Assange, kandidat për Senatin e Australisë

Themeluesi i “Wikileaks” Julian Assange do të kandidojë në zgjedhjet për Senatin e Australisë. Assange, shtetas australian, është në pritje të përgjigjes së gjyqit britanik për ankesën  tij kundër vendimit për dorëzim në Suedi ku është akuzuar për shqetësim seksual. Themeluesi i  Wikilekas mohon me këmbëngule akuzat duke pohuar se ato janë të motivuara politikisht.  Wikliekas në Twitter  ka publikuar se situata juridike e Assange nuk është pengesë që ai të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Australisë. Assange do të kandidojë drejtpërdrejtë në garë kundër kryeministres Julie Gilard në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2013.