Astma te femijet e lindur ne vjeshteAstma bronkiale prek më shumë personat të cilat janë lindur gjatë muajve të vjeshtës. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit Tajvanez.

Studimi i realizuar nga Universiteti Yanpei, Tajvan, ka mbledhur të dhënat e mbi 104 mijë fëmijëve, dhe është publikuar së fundi në revistën shkencore “PLUS ONE”.

Sipas autorëve, arsyeja se pse pikërisht fëmijët e lindur në muajt e vjeshtës janë më të prirë për të zhvilluar sëmundjen e astmës, mund të jetë edhe koha e ftohtë dhe ndryshimet e lagështisë gjatë kësaj stine.
Moti i ftohtë dhe lagështia e ajrit, shtojnë gjasat për zhvillime të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat më pas lidhen me një shkallë më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve si astma.

Për më shumë informacion rreth astmës bronkiale, mund të lexoni artikullin me titull: Astma bronkiale.