Astma, ushtrimet e frymëmarrjes që lehtësojnë sëmundjen

Ushtrimet e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe kualiteti jetësor dhe zvogëlohet niveli i stresit. Sipas një studimi të realizuar në Skoci, i publikuar në revistën “Thorax”, është treguar se pavarësisht se këto ushtrime përmirësojnë kualitetin jetësor, prapëseprapë nuk zvogëlohet nevoja për inhalim. Studimi i realizuar në Universitetin e Aberdeenit ka përfshirë disa pacientë të sëmurë me astmë, të cilët kanë bërë tri herë në javë ushtrime të frymëmarrjes së bashku me fizioterapeutin, ndërsa gjysma tjetër kanë marrë informacion dhe janë këshilluar për sëmundjen e tyre. Pas një muaji, të dyja grupet e pacientëve kanë shfaqur përmirësim të kualitetit jetësor. Ndërsa pas gjashtë muajsh, personat të cilat kanë bërë ushtrime të frymëmarrjes kanë qenë shumë më pak anksiozë dhe depresivë, dhe kanë pasur aftësi më të madhe të vetëkontrollit të astmës, në krahasim me grupin, i cili ka marrë vetëm informata dhe këshilla.