Categories
Arkiva

Atentat biznesmenit në Shkodër, plagoset B. Frangaj

Pronari i një firme ndërtimi është plagosur në qytetin e Shkodrës. B. Frangaj ka qenë duke përcjellë për në shtëpi një punonjësin e tij në zonën e Zdrales kur një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë drejt biznesmenit.  Ai është dërguar në spitalin e qytetit të Shkodrës prej nga bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka filluar hetimet për identifikimin ne autorit të plagosjes. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve në vendngjarje dhe të vetë biznesmenit rezulton se ai nuk ka pasur ndonjë konflikt, megjithatë hetimet do të shtrihen edhe në pistën e konflikteve të biznesit të Besnik Frangajt.