ATP Monte Carlo, Nadal pa problem në gjysmëfinale

 

Turneu i Montekarlos njihet botërisht si i preferuari i Rafael Nadal, që mbi dheun e kuq të principatës ndihet si në oborrin e shtëpisë së tij. Ndaj kalimi në gjysmëfinale nuk pritej të ishte një problem për spanjollin, që arriti të fitojë dhe pse jo aq lehtë siç pritej me bullgarin Grigor Dimitrov pas tre setesh. Tenisti spanjoll fitoi setin e parë me rezultat bindës 6-2, por diçka nuk funksionoi në lojën e tij në setin e dytë, ku bullgari surpriza e këtij viti ju përgjigj me të njëjtën monedhë, 6-2. Por në setin e tretë, spanjolli arriti të fitojë 6-4 duke regjistruar suksesin e 45-të radhazi në këtë turne, në të cilin për më tepër në pesë vitet e fundit ka humbur në total vetëm tre sete. Në gjysmëfinale përballë Nadal, do të jetë tenisti i shtëpisë Jo Wilfred Tsonga, i cili triumfoi gjithashtu po 2-1 me sete, ndaj zviceranit, Stanislas Wawrinka. Francezi humbi setin e parë 2-6, por arriti të përmbysë rezultatin në dy setet pasardhës, ku fitoi 6-3, 6-4. I vetmi turne ku Tsonga ka mundur të fitojë gjatë këtij viti është ai i Marsejë.