Audi RS3 Sportback, një supermakinë e re

Nje edicion i limituar i Audi RS3 Sportback qe ka plot 336 kuaj-fuqi është në dispozicion të të apasionuarëve pas makinave sportive. Audi RS3 Sportback është rikthyer. Pas 500 makinave të shitura fillimisht vitin e kaluar, prodhuesi gjerman ka lejuar prodhimin e 250 njësive të tjera. RS3 e merr fuqinë e saj nga një motorr 2.5 litra turbocharged, i cili prodhon 336 kuaj-fuqi dhe përdor sistemin quarto 4×4 te Audi. Makina është e aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 4,6 sekonda dhe ka një top speed prej 250 km/h. Çdo RS3 vjen me një kuti me shtatë marrëshe tronik, drita standarte Xenon, ndenjëse sportive lëkure, navigator satelitor, DVD dhe disqe 19 inc alumini. Audi RS3 është e mundur të porositet dhe ka një çmim fillestar prej 51.000€.

Comments are closed.