Categories
Aktualitet

Cili është raporti që ka me Edi Ramën? Ja përgjigjia që jep Ilir Meta…

Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, duke iu përgjigjur pyetjes gjatë një interviste në televizionin Alsat Maqedoni, mbi raportet që ka me kryeministrin Edi Rama.

Për  programin “200” të Nazim Rashidit, Meta tha se raportet politike me njëri-tjetrin kanë zero ndikim te sjelljet dhe veprimet e mia si president.  “Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën”, tha Meta.

Categories
Aktualitet

Qytetari Dixhital/ Sajmir Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar avokatin e Habilajve…

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar qytetarit dixhital, shkruan se Sajmir Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar avokatin e Habilajve.

Mesazhi i plotë

“Mirmbrëma doktor. Një fakt shumë interesant dhuratë nga Noriega për popullin shqiptar. Sonte në mbrëmje udhëtova nga Rinasi drej Milano Malpensa bashkë me bashkëshorten time. Sapo zbritëm nga avioni na mori një autobus dhe zbritëm në një hyrje të pajisur me skaner dhe metal detector. Ushtruan kontroll personal për çdo pasagjer njësoj sikur kontrollohemi në rastet para imbarkimit në avion. Duket se autoritetet Italiane s’kanë më besim te kontrollet shqiptare dhe tek “pastërtia” e policisë tone, sepse shembullin për ne e ka dhënë ish-ministri i dashur Saje Qorri.

E desha ti bëj një pyetje edhe atij: në Gjermani të kontrolluan në ndonje dhomë te vëçante apo i re nga Gjermania për të shkuar me taku avokatin e byrazerave?! Kot për muhabet po pyes…

Flm Doktor e uroj ta bëni këtë denoncim sepse vërtet na kanë vënë një njollë shumë të keqe ne si popull edhe shtetit tonë. Natën e mirë!”

Categories
Aktualitet

BISEDA/ Ja sa lekë rryshfet jepet në spital, për tu futur në operacion

400 mijë lekë të vjetra nën dorë mjaftojnë që në spitalin francez pranë QSUT-së të hysh në operacion pa radhë e pa asnjë dokument. Që të realizohet kjo duhet përdorur një truk i vogël. Veç parave që duan mjekët dhe infermierët, përfaqësuesit e bluzave të bardha duhet të të klasifikojnë si “rast urgjent”. Një i tillë ishte dhe qytetari që shkoi të hiqte perden e syrit. Emisioni “Stop” publikoi pamjet e fshehta se si ky qytetar me këtë problem në sy bisedoi fillimisht me infermierin Ylli Cora, i cili e informoi atë për pagesën (400 mijë lek), dhe përmes tij qytetari takoi mjeken Eneda Rustemi. Ai ia doli të kryejë ndërhyrjen menjëherë falë pagesës nën dorë.

BISEDA:

Infermieri– Si je?

Qytetari – Mirë! Si të kam?

Infermieri– Mirë je? Erdhe?

Infermieri–Çfarë do bësh tani?

Qytetari – Me vënë lenten, me heq perden.

Infermieri– Këtë cipën?

Qytetari – Si tjetrin. A e mban mend si bëra tjetrin?

Infermieri– Aaa, është tjetër punë ajo. Flasim ndryshe tani.

Infermieri– Këto i planifikojmë të paktën një javë më përpara. Tani, ne do vemi t’i themi doktoreshës, t’i themi është aty ajo, nesër është e enjte?

Qytetari – Po!

Infermieri– T’i them unë, mbase të bën ndonjë kështu…, urgjencë. Të shtosh ndonjë lek më tepër, pastaj të hapë kartelën, sikur ta bëjmë urgjente, se kështu është më mirë.

Qytetari–Dhe më mirë.

Infermieri– Hajde një herë nesër!

Doktoresha – Të vijë një herë nesër! N.q.s, kemi mundësi të bëjmë nesër, të bëjmë nesër, se ka një rregull të caktuar. Duhet të futesh më përpara në sistem, pastaj.

Doktoresha – Kanë ndryshuar rregullat nga viti tjetër. Cdo ditë bëhen dhe kemi një numër të caktuar në ditë. E para njëherë, duhet të bësh urgjencë nesër. Duhet të jesh te mjeku i urgjencës. E dyta, mund të kalojë numrin e operacioneve dhe unë vetëm nesër, kam shtatë.

Doktoresha – Gjithsesi, ti nesër hajde në 8 gjysëm të mëngjesit njëherë! Po të kemi mundësi, do të fusim. Do të rregullojmë në një…,mënyrë tonën të mundshme.

Infermieri– Ma ler mua, të flas me doktoreshën dhe të shofim, sesi do bëjmë!

Infermieri–Ajo tha: jau ka ndaluar shefi, të bëjnë më shumë se pesë operacione. Ti, përveç që nuk do vish ligjërisht, që duhet të regjistrohesh një javë përpara! Duhet të planifikosh, duhet konfirmimi i shefit, shefi i fut në sistem, e…tyryly tyryly tyryly. Kështu që, ty do të futë direkt në urgjencë pa asnjë dokument fare. Për këtë do ta flasim me doktoreshën.

Qytetari – Duhet të përgatitem?

Infermieri–Këtu treqind mijë bëjmë.

Qytetari – E di!

Infermieri– Dyqind e pesëdhjetë lente. Po ti nuk do marrësh, se do i them kësaj unë, ta merr lenten vetë ajo, të rrish ta blesh farmacive.

Infermieri– Treqind të bëjnë këto një herë, që dhe një kafe kësaj doktoreshës. Për këtë jashtë radhe që po të bën ajo, urgjencë pa dokumente, pa gjë prej gjëje, unë nuk di, ca të them. Po them një katërqind mijë lekëshe, nuk do vish nesër.

Qytetari – Dhe një katërqindëshe plus?

Infermieri– Jo, jo! Katërqind gjithsej, treqind dhe njëqind për këtë, që do të fusë pa radhë, do t’i thotë shefit, pa sistem, pa letra dhe ta bëjë nesër atje.

Qytetari – Ok!

Qytetari shkon në Spitalin Francez dhe dorëzon paratë.

Takimi II

Qytetari – Si kaluat?

Infermieri– Mirë!

Qytetari – A mundemi, ta bëjmë sot?

Infermieri–Po kështu them unë. Ja, të flasim me atë.

Qytetari – Ta bëjmë dhe pagesën?

Infermieri– Po mirë! Unë fola me xxxx, i mbyll unë ato.

Infermieri– Mirë atëherë, hajde!

Qytetari – XXXX XXXX

Doktoresha – Sa vjec?

Qytetari – 50!

Doktoresha – Shumë i ri qenke! Pse i ke bërë?

Doktoresha – Ore, dëgjo doktoreshën! Ke perde, po pse të është vënë? Ke ndonjë sëmundje tjetër?

Qytetari – Nuk shifsha.

Doktoresha – XXXX.. ore, hajde këtu! XXXX qartësohu! Ti ke bërë një perde, nuk është normal për moshën tënde. Shife, sa të moshuar janë këta, që bëjnë perden. Pse e ke bërë?

Ke ndonjë diabet, tension? Ke reumatizëm? Ca ke?

Qytetari – Vetëm m’u errësuan sytë.

Doktoresha – Ok! Shko te mjeku!

Kjo histori do të vazhdojë gjatë…

Tvklan shkruan se lekët vazhdojnë dhe jepen përditë nëpër spitale dhe është një fenomen që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve dhe familjarëve të varfër që nuk kanë mundësi të paguajnë dhe nuk e prekin me dorë.

Categories
Aktualitet

Durrës / Abuzimi me 13-vjeçaren në hotel, dëshmon i riu: Tregonte më e madhe në moshë

I riu i arrestuar dje me akuzen e perdhunimit te nje vajze 13-vjecare ne nje hotel ne deshmine e tij, kundershton denoncimin e bere nga e mitura, duke thene se ai nuk ka ushtruar force e as kercenim ndaj saj.

Nga marrja në pyetje e punonjësve të hotelit dhe kontrolli i regjistrit të hyrje-daljeve, është mësuar dhe identiteti i 32-vjeçarit nga Tirana. Më pas, Policia e Durrësit arrestoi Tereziun me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Ai dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me iniciale D.P., 13 vjeçe, banuese në Krujë. Oficerët e Policisë kanë marrë në pyetje 32-vjeçarin në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet, ku ai ka pohuar se vajza i kishte ngritur dorën teksa ishte duke lëvizur me makinë. “Nuk e njihja. Ajo më ngriti dorën dhe unë e përshëndeta. I kalova afër dhe i thashë nëse dëshironte të futej në makinë. Ajo pranoi dhe kështu vazhdoi më tej dhe përfunduam në hotel. Nuk e kisha idenë e moshës. Ajo nuk refuzoi kur i kërkova të shkonim në hotel. Ajo tregonte shumë më e madhe në moshë sesa ishte realisht”, ka pohuar Tereziu.

Por pavarësisht deklarimeve kontradiktore të vajzës së mitur dhe 32- vjeçarit, Policia nuk është mjaftuar me kaq, por ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga ekzaminimet paraprake, vajza nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Grupi hetimor është në pritje të ekzaminimeve për të vërtetuar nëse e mitura është defloruar. Denoncimi për zhdukjen e 13-vjeçares u bë nga motra e saj e madhe. Familjarët, të shqetësuar fillimisht, kanë kryer vetë kërkime, por me gjithë angazhimin e të njohurve, nuk mundën të binin në gjurmët e 13-vjeçares dhe më pas iu drejtuan Policisë.

Categories
Shkencë

Ish-shkencëtari i NASA: Jashtëtokësorët janë fshehur …

Të gjithë janë pothuajse të bindur; në një univers të pafundëm me miliarda yje dhe shumë herë më shumë planete, nuk jemi të vetëm. Por pse deri më tani nuk kemi gjetur asnjë provë të ekzistencës së jashtëtokësorëve?

Kjo është pyetja e ngritur nga shkencëtari Enrico Fermi, që i dha jetë paradoksit që në korridoret shkencore njihet me emrin e tij. I fundit që është munduar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është një ish-shkencëtar i NASA-s. Alan Stern ka qenë pjesë e Agjencisë Hapësinore Amerikane për vite me radhë, duke u përfshirë në 24 misione hapësinore, në tetë prej të cilëve ishte udhëheqës shkencor.

Alan Stern

Sot i tërhequr, Alan flet jo vetëm për përvojën e tij tek NASA, por jep edhe mendimin e tij. Ai mbajti fjalën në “2017 Division Planetary Sciences” dhe tha përgjigjen e tij për pyetjen që mundon njerëzimin prej dekadash; nëse alienët janë diku atje, pse nuk i kemi kontaktuar ende? “Ka shumë teori që mundohen t’i përgjgjen këtij paradoksi.

Le të sugjerojmë një tjetër. Që një planet të ketë jetë duhet të ketë ujë dhe ne kemi vëzhguar planete që kanë ujë, por në formë akulli. Botët ujore janë të izoluara dhe vështirë të komunikosh me to për shkak të korracës akullnajore që i mbulon. Këtu mund të fshihen alienët, që mund të mos jenë aq të përparuar, por të veprojnë më shumë si peshq sesa si njerëz”, deklaron Stern.