Autoktonia pellazgjike

 

Hellada  është emërtuar nga pellazgët

 Tukididi mirret si i parihistorian i vërtetë,prandaj në qoftëse Herodoti është quajtur babai i historisë, ky është themeluesi i saj. Tukididi nuk na jep shumë të dhëna për pellazgët, por, megjithatë nga ato pak të dhëna  mësojmë se pellazgët, në kohën e tij ishin të njohur. Kështu kur flet lidhur me unitetin e popujve të Helladës, vë në pah se Hellada para luftës trojane “nuk ka bërë  asgjë me forca të përbashëta”. Madje kishte bindje se Hellada “si tërësi nuk mbante këtë emër”.  Edhe ky  autor vë në dukje se emërtimi i Helladës nuk ekzistonte para Helenit. Për  çështjen pellazgjike pohimi i këtij historiani se emrin Hellada ia kishin dhënë “fiset e ndryshme, më tepër pellazgët.” është tepër me peshë për hulumtimin e çështjes pellazgjike. Konstatimi se Hellada ishte emërtuar nga pellazgët dëshmon se pellazgët ishin forcë e rëndësishme e periudhës parahelene dhe se dominonin me kulturën e vet në sferat e ndryshme të jetës së njerëzve të asaj periudhe. Tuqididi, kur flet për barbarët nuk i veçon, siç nuk i veçon pellazgët si barbarë, por flet në përgjithësi. Ja se ç’thotë ai: “…Para luftës trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Më duket se ajo si tërësi  nuk e mbante akoma këtë emër; se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit; dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Me këtë dëshmohet  se pellazgët ishin  parahelenë. Tukididi  tregon se lufta e zhvilluar midis dy forcave kundërshtare: ambrakase dhe asaj të Argos. Ambrakia është qytet në Epir- Arta e sotme, ndërsa Argoja ndodhej në Peloponez. Lufta ndërmjet këtyre dy forcave u zhvillua nga fundi i verës 429 p.e.r.  Jepet shkaku i plasjes së luftës. Po pak rëndësi ka  për çështjen pellazge zhvillimi i luftës ndërmjet këtyre dy forcave, por ka rëndësi se aty thuhet se Amfilohu, kjo figurë mitologjike, pas kthimit nga Lufta e Trojës e paska emërtuar qytetin Argo. Tukididi duke u bazuar në tregimin mitologjik- na jep për të kuptuar se në Argo ishte folur një gjuhë jogreke, sepse greqishten e  mësuan nga ambrakasit. Pellazgët, sipas Tukididit ua  dhanë emrin Helenëve, ata kan pasë gjuhën dhe traditat e veta, paskan qenë  r r ë n j ë s  në trojet e veta.   

 Ja se ç’thotë autori: 

“Në këtë kohë, nga fundi i verës, ambrakasit me ushtrinë e tyre dhe me shumë barbarë, që kishin marrë me vete, u sulën kundër qytetit Argo të Amfilohisë. Si shkak i marëdhënieve armiqësore të tyre me argasit ka shërbyer para së gjithash kjo: Argon e Amfilohisë dhe Amfilohinë tjetër , që është në gjirin e Ambrakisë e zuri Amfilohu, biri i Amfiarajt, të cilin, kur u kthye nga lufta e Trojës në atdhe nuk e kënaqte gjendja në Argo dhe e quajti vendin me emrin e atdheut të tij, Argo. Ky qytet ishte më i madhi në Amfilohi dhe popullsia e tij, më e pasura. Pas shumë brezash, banorët e këtij qyteti, të goditur nga  shumë fatkeqësi , ftuan të ngulen në qytetin  e tyre ambrakasit, fqinjë me Amfilohinë dhe greqishten, që flasin ata sot e mësuan nga ambrakasit e ardhur; amfilohet e tjerë  janë  barbarë. Me kalimin e kohës ambrakasit  i nxorën  argasit  nga qyteti  dhe e zunë atë vetë. Pas kësaj amfilohet u vunë në mbrojtjen  e akarnanëve  dhe së bashku  thirrën në ndihmë athinasit, të cilët edhe u dërguan tridhjetë anije me në krye strateg Formionin. Me ardhjen e Formionit ata e morën me forcë Argon , ambrakasit i kthyen në skllevër  dhe në Argo u vendosen amfilohet  bashk me akarnanët. Pas kësaj u lidh për herë të parë aleanca  midis athinasve dhe akarnanëve. Ambrakasit në fillim u armiqësuan me argasit për shkak se këta skllavëruan njerëzit e tyre ; më vonë në kohën e luftës, ata ndërmorën fushatën e përmendur më lart me ushtrinë e tyre si edhe me kaonët dhe me disa barbarë  të tjerë  fqinjë. Si arriten në Argo, ambrakasit zunë fushat e tij , por meqenëse nuk e morën dot qytetin me sulm, u kthyen në shtëpi  dhe u shpërndanë  secili në fisin e vet. Ja se ç’ndodhi në këtë verë.”    

Po të shikohet me kujdes ky rrëfim i Tukididit do na bie në sy përleshja luftarake ndërmjet ambrakasëve dhe argosëve. Kjo  ngjarje ndodhi në fund të verës të vitit 429 p.e.r. Këtë luftë e kishin shkaktuar ambrakasit, të cilët ndihmoheshin edhe nga barbarët. Është e vërtetë se autori me nocionin barbarë nuk veçon asnjë fis  a popullësi. Por le për t’u kuptuar se në këtë rast kemi të bëjmë me pellazgët, që morën pjesë në atë luftë. Greqishtën e kishin mësuar nga ambrakasit. Pra nga ata që kishin ardhur në Argo. Kjo le për t’u nënkuptuar se në Argo deri atëherë ishte folur pellazgjishtja. Kjo ka rëndësi. Po një rëndësi të madhe lidhur me çështjen e ekzistencës së pellazgëve e shohim në përmendjen e një date të njohur historike- verën e vitit 429 p.e.r. Kjo dëshmon qartë për ekzistencën dhe veprimet aktive të pellazgëve si në kohë ashtu edhe në një hapësirë të caktuar. Në shkrimet e Tuqididit bie në sy të përmendurit shpesh e fjalës “barbarë” jo për të treguar zanafillën e atyre barbarëve, por për t’i vendosur kundrejt grekëve dhe për të treguar dallimet e tyre si gjuhësore ashtu edhe ato kulturore në përgjithësi. Ai nuk e pat përmend kurrë kryeqendrën e kultit pellazgjik- Dodonën. Këtë emër e përmendin shumë autorë shkrimesh letrare e historike që nga Homeri e këndej. Dodonën e përmendën: Hesiodi, Herodoti, Polybi, Scymni, Straboni, Dionisi i Halikarnasit, Plutarchu, Justiniani, e të tjerë. Edhe pse në shkrimet e Tukididit nuk është bërë shumë fjalë për pellazgët dhe as për çështjen pellazgjike në përgjithësi, prapëseprapë aty gjejmë disa dëshmi që ndihmojnë zgjërimin e njohurive tona për këtë popull të lashtë, që zihet ngojet edhe nga vetë Homeri. Thëniet e lartshënuara të Tuqididit për çështjen pellazgjike kanë rëndësi të madhe. Tukididi pohon ekzistencën e pellazgëve. Ai shënon vendet, ku jetonin e vepronin pellazgët. Pra edhe thëniet e tij tingëllojnë si një dëshmi e qartë dhe e bazuar se pellazgët me prejardhje ishin rrën rrënies.

Mr.sc. Astrit Sahitaj